Nga Facebook

Hajdeeeee bursa studimi për politikanë të riiiiiiiiinj !

Prof. Artan Fuga
Prof. Artan Fuga

Kam dëgjuar dhe dëgjoj se ndonjë ose edhe më shumë se një të quajtur universitete private japin bursa studimi krejt falas ose me çmime shumë të reduktuara për forumet e partive politike.

Unë nuk e di sesa është e vërtetë kjo gjë. Nuk u besoj veshëve.

Por nëse ka ndodhur apo ndodh, sipas meje është një formë korrupsioni mbi politikën, një financim i fshehtë dhe i paligjshëm i partive politike, një dukuri që duhet të hyjë brenda kuadrit të ligjit mbi dekriminalizimin e politikës.

Është gjithashtu edhe një formë presioni ndaj politikës për t’i marrë pastaj benefice ta zemë për të shkatërruar universitetet publike apo që avantazhon lubinë, që duhej ndaluar nga ai që duhej të ishte liigj për arsimin e lartë që mos qoftë.

Me paratë e studentëve të zakonshëm që paguajnë kokërr më kokërr lekët e cmimeve të kripura për studim, a thua se studjojnë në Oksford, duke i keqpërdorur, me anë të këtyre të ashtuquajtura bursa për studim influencohet politika dhe bëhen borxhlinj dhe akaparohen politikanë të ardhshëm dhe ndikohet jeta e brendshme e sotme e partive politike.

Këta pastaj i kanë gati në mënyrë të privilegjuar edhe vendet e punës sapo dalin nga furra arsimore si bukë ende të papjekura.

Pretendimi se gjoja këto bursa u jepen të gjitha partive politike për forumet e tyre rinore, nëse ndodh pra, është jo justifikim por vetëm pranim i faktit që dukuria qenka virusale, me metastaza kanceroze, dhe e për’hapur si mikrobi i murtajës.

Eshtë formë rryshfeti e përkeqësuar.

Si nuk ka ndonjë forum studentor që në vend të manipulohet nga lubingjet, të
dalë në korridor dhe t’i thotë :

Cfarë po i bën lekët tona!!!

Ore, a ka ndonjë pilot në avion? – pyeti stjuardesa duke dalë nga kabina e pilotazhit.

Ore, a ka ndonjë institucion që e investigon këtë çështje?

Se mbase nuk është e vërtetë mo! Mbase janë vetëm llafe!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button