Home / Te ndryshme / Vjen në jetë Zaho Rama, djali i Linda dhe Edi Rames

Vjen në jetë Zaho Rama, djali i Linda dhe Edi Rames

Fëmija i Linda dhe Edi Ramesr erdhi në jetë. Rreth 4 vjet nga martesa e tyre, çifti Edi dhe Linda Rama sollën në jetë djalin e tyre, Zahon.

Ky gëzim në familjen Rama është përcjellë për publikun nga vetë kreu i qeverisë, i cili nuk ka ngurruar të postojë në rrjetin social Twitter foton e dorës së bebes së porsalindur Zahon, pjestarit më të ri të familjes kryeministrore. 
 
“Linda solli në jetë Zahon”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa krahas postimit ka dhënë edhe foton e parë të dorës së bebes së porsalindur.

E kontaktuar me telefon nga televizioni A1 Report, drejtoresha e maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë Rubena Moisiu, ka konfirmuar se fëmija është djalë dhe ai peshon rreth 3.5 kg dhe është në shëndet të plotë, ndërsa mësohet se lindja e është bërë në një klinikë të specializuar jashtë vendit. Edhe gjendja shëndetësore e zonjës Linda Rama mësohet të jetë e mirë dhe nuk janë raportuar probleme gjatë lindjes. 

Sipas Moisiut, lindja e e djalit kryeministror ishte parashikuar që ditën e djeshme, ndërsa bebja erdhi në jetë sot me operacion rreth orës 10.

Si për Edin ashtu dhe për Lindën Zahon i rikthen në atësi dhe mëmësi. Linda është mamaja e Reas, tashmë e rritur, studente në Universitet, vajza e lindur nga martesa e parë. Ashtu si dhe Edi Rama, babai i Gregut, student në Universitet dhe ai, lindur nga martesa e parë e kryeministrit të vendit. Linda dhe Edi Rama kurorëzuan dashurinë e tyre më 19 tetor 2010 në një ceremoni civile në një lokal në periferi të Tiranës.



edi rama twitter 

Leave a Reply

Your email address will not be published.