Maqedonia

Kryeministri maqedonas ka refuzuar të pranojë ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve

bbbbbKryeministri i përkohshëm i Maqedonisë Emil Dimitriev ka refuzuar ta pranojë vlerësimin e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill. Këtë e ka bërë edhe VMRO-DPMNE, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas portalit Libertas, ambasadori amerikan Jess Bailey i shoqëruar nga ai i BE-së, Aivo Orav, janë nisur për t’ia dorëzuar vlerësimin Dimitrievit, por ata janë pritur nga sekretarja e tij, e cila ka theksuar se kryeministri nuk e ka në agjendë këtë çështje dhe se për këtë nuk është paralajmëruar edhe më parë.

Dimitriev kishte marrë instruksione partiake që të shkojë në shtëpi në Probishtip dhe në këtë mënyrë të refuzojë pranimin e vlerësimit.

Bailey parmbrëmë megjithatë dha deklaratë për shtyp para derës së mbyllur të Qeverisë, duke publikuar vlerësimin e SHBA-ve dhe BE-së se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button