Home / Moda / Dolce & Gabbana, veshje të shkurtra me fruta e perime

Dolce & Gabbana, veshje të shkurtra me fruta e perime

dolce-amp-gabbana-veshje-t-euml-shkurtra-me-fruta-e-perime_hdËshtë një ndër trendet më të këshillueshme për këtë sezon, dhe ka triumfuar dukshëm në të gjitha pasarelet e modës të stilistëve të famshëm botërorë.

Veshjet e shkurtra të cilat lejojnë që barku i femrës të dal në pah, janë mbizotërueset e kësaj stine të nxehtë.

Por jo vetëm, deri më tani kishim parë veshje me lule të shumta, ndërkohë që stilistët për këtë sezon propozojnë edhe veshje me fruta e perime të ndryshme.

Nxjerrja e barkut përjashta është tendencë për këtë verë, por nuk duhet të harrojmë se kjo nuk është e vlefshme për të gjitha femrat, sepse vlen vetëm për ato femra që kanë barkun e bonifikuar, në të kundërt nuk i shkon ky model veshjeje.

Në koleksionin e fundit, Dolce & Gabbana ka propozuar shumë veshje me barkun përjashta, këmisha të shkurtra me lule të ndryshme shumëngjyrshëse dhe funde të shkurtër, por nuk duhet harruar edhe perfeksioni i trupit të femrave që propozojnë këtë stil veshjeje.

Por gjithashtu në veshjet e këtij stilisti të famshëm shohim edhe rroba me dizenjo frutash të ndryshme dhe perime gjithashtu. Kështu jeni të lira të zgjidhni veshje me domate, qepë, kunguj, pjepër madje edhe speca të kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.