Sporti

Juventus – Bayern tabu që nga 2005

bJuventus-Bayern Munchen janë përballuar tetë herë ndërmjet tyre, të gjitha në Champions League. Bilanci i buzëqesh skuadrës gjermane, mbi të gjitha përballja e fundit në tërësi foli  për Bayern, arriti ta mposhte Juven në të dy takimet. Protagonist në atë sfidë, vit në të cilën Bayern më pas arriti të fitonte Champions League, ishte Mario Mandzukiç. Përballja e parë Juventus – Bayern daton në vitin 2004, në fazën e grupeve në Champions. Juventusi arriti të fitonte në të dy takimet, në Torino falë një goli të shënuar nga Nedvev, në Munih vendosi një gol i Del Piero në minutën e 90-të. Vitin e ardhshëm shorti i vendosi sërish përballë në fazën e grupeve. Bayern fitojë takimin e parë në shtëpi 2;1, ndërsa Juventusi fitojë ndeshjen e kthimit me të njëjtin rezultat. 2 nëntor 2005 ishte dita e fundit që Juventusi do të shijonte një fitore përballë Bayern Munich.
Në 2009, vit në të cilin Bayern Munich arriti në finale përballë Interi, në Munich takimi i parë bayern – Juventusi përfundojë në barazim 0:0. Ndeshjen e kthimit, Bayern arriti një fitore të madhe në Torino në shifrat 1:4. Përballje e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte ajo e vitit 2013. Në Munich gjermanët fitojnë pastër 2:0, po ashtu edhe në ndeshjen e kthimit fitojnë 2:0.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button