Home / Sporti / Rrahmani në formacionin e javës në kroaci

Rrahmani në formacionin e javës në kroaci

bbAmir Rrahmani rreshtohet sërish në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat. Mrojtësi 21-vjecar ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren 1-0 të RNK Spilitit me Zagrebin, sfidë që u vendos nga goli i Bagaric në pjesën dytë. Këtë ndeshje, sipas mediave kroate e ka ndjekur nga shkallët e stadiumit edhe menaxheri gjerman Pierre Litbarski, që punon për llogari të skuadrës së Bundesligës Ëolfsburg, i cili kishte nën vëzhgim pikërisht 21-vjecarin e lindur në Prishtinë. Paraqitjet e mira të Rrahmanit që në sezonin e parë me RNK Splitin e kanë shumifishuar vlerën e futbollistit në merkato, madje pritet që në përfundim të sezonit të ketë oferta konkrete për të nga klube më të rëndësishme në Europë. Amir Rrahmani është aktivizuar në 21 ndeshje të kampionatit, nga 23 javë që janë zhvilluar deri tani. Plot 1890 minuta që e bëjnë që nga lojtrarët që ka qëndruar më shumë në fushën e blertë. Nga aktivizimi i Rrahmanit në Kategorinë Superiore Partizani përfitoi 70 mijë euro, pasi fitoi gjyqin me RNG Splitin për periudhën e formimin e lojtarit. Një shumë e konsiderueshme për një klub shqiptar, që e ka të largohej mbrojtësin në fund të sezonit të kaluar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: