Home / Sporti / Ronaldo, 16 penallti të humbura në karrierën e tij

Ronaldo, 16 penallti të humbura në karrierën e tij

bbbCristiano Ronaldo nuk arriti dot të shënonte nga pika e 11-metërshit të dielën ndaj Malagës dhe kjo ishte penalltia e 16 që sulmuesi i Realit ka humbur në karrierën e tij profesioniste. Cristiano Ronaldo humbi një penallti të dielën, në barazimin 1-1 të Realit të Madridit ndaj Malagës, e cila ishte e 16 në karrierë që ai ka humbur, nga 103 11-metërshat e ekzekutuar. Kjo do të thotë që portugezi ka humbur 15.5% të penalltive që ka goditur deri më sot. Vetëm në kampionatin spanjoll ai ka humbur 7 të tilla, transmeton TCH. Penalltia e mëparshme e humbur daton në 30 dhjetorin e vitit të kaluar, kundër Real Sociedadit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: