Kronika e zeze

Fier, automjeti del nga rruga dhe përplas dy kalimtarë; vdes 66-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Fier.

Rreth orës 07:20, në rrugën Levan-Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi me iniciale K.P., 19 vjeç, në drejtimin e një Benzi me targë FR 4486 D, ka dalë nga rruga duke përplasur dy kalimtarë.

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Hajredin Hoxha, i cili ka ndërruar jetë, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen Manushaqe Hoxha, banorë të fshatit Drizë.

Po punohet për zbardhjen shkaqeve të këtij aksidenti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button