Kronika

Durrës, sekuestrohen 550 mijë paketa cigaresh kontrabandë

550 mijë paketa cigaresh me një vlerë prej 154 milionë lekë janë sekuestruar nga policia e Durrësit. Në sajë të operacionit të koduar “Eklips” janë vënë në pranga edhe tre persona.

Të arrestuarit janë Irfan Ameti, 46 vjec nga Maqedonia, Gjuljen Sami, 52 vjeç nga Turqia, dhe banues në Maqedoni, dhe Ilir Dengu, 53 vjeç nga Tirana.

Në sajë të informacioneve të marra dhe nga shërbimet homologe të huaja, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin që drejtonte Dengu u gjet dhe sasia e cigareve të markës “Merhaba”.

Malli i sekuestruar ishte ngarkuar në Mal të Zi dhe nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe destinacion të përcaktuar. Ndaj tre të arrestuarve rëndon akuza e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button