Kronika e zeze

Lezhë, atentat në rrugë, plumb në kokë biznesmenit Ndoka

Një person i cili është plagosur me armë zjarri është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës rreth orës 11:00 të ditës së sotme.

Burime të policisë vendore bënë të ditur se i plagosuri është Land Ndoka, biznesmen nga Mirdita.

Sipas të njëjtave burime mësohet se, Land Ndoka ishte duke lëvizur me automjetin e tij BMW X5 në Ishull të Lezhës kur është qëlluar me kallashnikov nga persona të paidentifikuar.

Ai ka marrë një plumb në kokë dhe është gjendje të rëndë në Spitalin e Lezhës.

Pistat e para ku po hetohet nga policia është hakmarrja ose grindja e momentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button