Home / Ekonomia / Haxhinasto në Samitin e BERZH në Londër: Procesi i Berlinit, nismë pozitive

Haxhinasto në Samitin e BERZH në Londër: Procesi i Berlinit, nismë pozitive

bbbbMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë në punimet e Samitit të BERZH për Ballkanin Perëndimor mbajtur në Londër. Ministri në fjalën e tij u ndal te fryma pozitive që ka krijuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor procesi i Berlinit, por theksoi se tani ka ardhur koha të kalohet në projekte konkrete në infrastrukturë.

Përveç BERZH-it ministri u ndal te investitorët kinezë, që mund të japin kontribut në zhvillime transportit për rajonin e Ballkanit. Haxhinasto i lëshoi një apel përfaqësuesve nga rajoni se duhet më shumë kooperim për të hequr barrierat jo fizike, çfarë ka sjellë kosto 5 herë më të larta se BE, në pikat e kalimit kufitar mes vendeve.

Ai permendi zgjidhjen që Shqipëria ka gjetur me Malin e Zi, me një pikë kontrolli kufitar dhe një doganë, si një model i mirë që mund të aplikohet në rajon. Ministri Haxhinasto, ne samitin e BERZH në Londër. (1)Gjithashtu Haxhinasto bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve për të unifikuar projektet dhe për ti trajnuar jo vetëm në rafshin kombëtar, por në atë rajonal pasi vetëm në këtë formë mund të jenë tërheqëse për investitorët.

Gjatë qëndrimit ministri Haxhinasto u takua  me Drejtorin e BERZH për transportin Thomas Maier, ku u diskutua mbi projektet e BERZH në Shqipëri dhe veçanërisht projektet në sektorin rrugor. Përfaqësuesi i lartë i BERZH, shprehu interesin për angazhime të mëtejshme në investime për rrjetin rrugor dhe atë hekurudhor shqiptar. BERZH është në pritje të përfundimit të studimit të detajuar për projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, me qëllim shqyrtimin e mundësisë së financimit të tij. Gjithashtu ministri Haxhinasto u takua edhe me Komisioneren Europiane për Transportin Violeta Bulc dhe drejtorin e Përgjithshëm për Politikat e Zgjerimit të BE-së, Christian Danielsson.

Leave a Reply

%d bloggers like this: