Home / Teknologji / Njihuni me Xiaomi Mi 5, konkurron LG G5 dhe Galaxy S7

Njihuni me Xiaomi Mi 5, konkurron LG G5 dhe Galaxy S7

Linja e re e telefonëve Xiaomi është mjaft e fuqishme, por edhe e lirë. Po flasim për Xiaomi Mi5, i cili ka dhe procesorin më të fundit.

Smartphone ka një memorie prej 128 GB dhe pjesa e pasme e tij është prej qeramikë dhe të gjitha këto për një çmim mjaft të ulët prej 2699 jen, rreth 415 dollarë. Këto janë karakteristikat e versionit Pro, ndërsa modeli bazë ka 32 GB memorie, dhe kushton vetëm 1999 jen, apo 305 dollarë.

Por cili është lajmi i keq? Nuk mund ta blesh nëse nuk jeton në Kinë, Indi apo vende të tjera ku shiten telefonët Xiaomi. Kjo do të thotë që ata që jetojnë në SHBA, Britani apo Australi do e kenë në dorë këtë telefon kur të shitet në gjithë pjesën tjetër të botës.

I pajisur me një procesor Qualcomm Snapdragon 820, Mi5 duhet të jetë i krahasueshëm në performancë me LG G5 dhe Samsung Galaxy S7. Ky është një plus për kompaninë, e cila kërkon përherë e më shumë njohje në botë.

Xiaomi ka eksperimentuar më herët me trup metali apo xhami, por Mi5 ka dhe diçka ndryshe. Pjesa e pasme e tij do të jetë prej qeramike, që të jep ndjesinë e mermerit. Xiaomi do të jetë me tre ngjyra, e bardhë, e zezë dhe ngjyrë ari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.