Keshilla

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të flasin sa më shpejt

Pavarësisht se e folura e fëmijëve varet nga zhvillimi i tyre fiziologjik, prindërve të rinj u nevojiten disa këshilla për t’i ndihmuar të vegjlit në këtë drejtim. Pa sforcime të mëdha, ju do t’ia dilni që t’i mësoni fëmijës suaj të flasë sa më parë

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të flasin? Po të vegjlit si mund t’i stimuloni në shtëpi për belbëzimet e tyre të para apo për të thënë fjalë të vogla? Asnjë sforcim apo ushtrime specifike. Edhe e folura, si të gjitha etapat e rëndësishme të zhvillimit të bebes, duhet të jetë një pasazh fiziologjik dhe spontan. Por, gjithsesi, për ata që janë bërë prindër për herë të parë, disa këshilla janë tepër të nevojshme.

Shumë pyetje

Pyetjet janë mjaftë të rëndësishme, kur fëmija fillon të flasë dhe të bëjë përpjekjet e para për bashkëveprim. Për t’u shmangur janë pyetjet “pilote”, ose më saktë ato që kërkojnë përgjigje të komplikuara, sepse nëpërmjet tyre ju rrezikoni stimulimin e turpit te fëmijët. Ndaj, më mirë bëni pyetje që e vënë fëmijën përpara zgjedhjes. Për shembull: “Do makinën apo arushin për të luajtur?”. Fëmija në këtë mënyrë do të thotë patjetër një nga dy fjalët.

Rëndësia e dialogut

Dialogo gjithmonë dhe zakonisht. Nëse thonë se është e dobishme t’i flisni të voglit kur ai është ende në barkun e nënës, imagjinojeni kur janë prezentë fizikisht në shtëpi. Për të stimuluar të folurin e tyre, nuk ka metodë më të mirë sesa të shkëmbeni fjalë me ta. Përshkruani gjithçka ndodh rreth atyre, duke treguar përralla dhe anekdota. Nxisni emocionet e tij me pyetje të vogla që nuk kërkojnë përgjigje. Ndër të tjera, është mirë që fëmijën tuaj ta përgëzoni kur ai fillon të flasë fjalët e para, me buzëqeshje dhe komplimente.

Sa më shumë fjalë

Shumë fjalë, të tijat por sidomos edhe tuajat. Prindërit duhet ta “rrethojnë” fëmijën e tyre me sa më shumë fjalë të ndryshme. Pra ju duhet t’i përshkruani me fjalë gjithçka e rrethon, që nga objektet deri te ngjyrat, njerëzit, vendet dhe jo vetëm!

Thelbësore është që të mos plotësoni çdo nevojë të fëmijës, duke ndjekur drejtimin e gishtit të tij, por ndihmojeni të shprehet, qoftë edhe me rrokje. Ndërkohë ju si prindër duhet të jeni të parët që të flisni gjithmonë në mënyrë të qartë dhe me fjalë të plota. Kështu, fëmija juaj do të shkojë drejt perfeksionimit të të folurit.

Lexoni, lexoni dhe lexoni sa më shumë

Për të stimuluar aftësinë dhe dëshirën e tij për të folur, për të përshkruar me fjalë ndjenjat dhe emocionet, kërkesat dhe ndjesitë, është e rëndësishme që fëmijën tuaj ta rrethoni me fjalë dhe tinguj që ia mundësojnë më së miri këtë gjë. Aleatë të mirë në këtë kuptim janë librat që, siç dihet, nuk janë vetëm për të rriturit. Përkundrazi. Këshilla është që t’i lexoni fëmijës suaj sa më shumë të mundeni, ndoshta duke e joshur edhe me vizatime dhe figura në qoftë se aftësia e vëmendjes së tyre është ende shumë e ulët. Ndërkaq, perfekte janë edhe lojërat interaktive, që e përfshijnë beben me tinguj e ngjyra dhe fjalë të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button