Ekonomia

‘Zgjidhja e marrëveshjes me CEZ’- pr/ligji nis të shqyrtohet të hënën në komisione

0502-CEZ-shperndarje-491x350Komisionet parlamentare nisin të hënën shqyrtimin e projektligjit ‘Për zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes ndërmjet palës shqiptare dhe Shoqërise CEZ,A.S.’ Pas vendimit të parlamentit për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të saj, drafti do të fillojë të diskutohet në komisionin e Ekonomisë dhe atë të Ligjeve.
Marrëveshja synon rikthimin e aksioneve të zotëruara nga CEZ, duke kaluar pronësinë e sistemit të shpërndarjes në administrim të plotë shtetëror. Sipas marrëveshjes, Shoqëria CEZ, a.s., do t’ia transferojë aksionet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrje, falas (vlerë simbolike 1 euro). CEZ Shpërndarje do t’i paguajë CEZ, a.s.-së shumën totale prej 87.1 milionë euro ose 94.9 milionë euro me interesa, shumë e cila do të paguhet në këste në periudhë kohore që shtrihet deri në vitin 2018.
Vlera e konkluduar përfaqëson një shumë të argumentuar dhe të provuar mbi bazën e kontratave dhe të faturave që CEZ, a.s.-ja, dhe shoqëritë e tjera të CEZ Group kanë pasur me CEZ Shpërndarje, sh.a.,-në. Marrëveshja pritet të miratohet në Kuvend në seancën e 31 korrikut, që është dhe e fundit për këtë sesion parlamentar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button