Presidenciale

Nishani uron Presidentin e ri të Izraelit, Reuven Rivlin

Nishani1-320x185Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, uroi sot përmes një mesazhi të bërë publik, Presidentin e ri izraelit, Reuven Rivlin, me rastin e zgjedhjes në postin e lartë në krye të Shtetit të Izraelit.
Duke i përcjellë urimet më të mira në përmbushjen me sukses të kësaj detyre, Kreu i shtetit shpreh besimin se niveli i shkëlqyer që ka karakterizuar lidhjet tradicionale mes Shqipërisë dhe Izraelit do të konsolidohet e zhvillohet më tej gjatë Presidencës së re.
“Ju garantoj për përkushtimin tim dhe të institucioneve shqiptare në zhvillimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë”, citohet mesazhi i Presidentit Nishani.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar i është drejtuar me një mesazh vlerësimi ish-Presidentit izraelit, Shimon Peres, me rastin e përfundimit të mandatit. Presidenti shpreh konsideratën e lartë për kontributin e çmuar që z. Peres ka dhënë në interes të vendit të tij. 90-vjeçari Shimon Peres u largua të enjten nga posti i presidentit të Izraelit. Ai është fitues i Çmimit Nobël për Paqe, ndërsa u bë president në vitin 2007, pasi për rreth 60 vjet kishte shërbyer në poste të larta, mes tyre edhe si kryeministër

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button