Home / Teknologji / Një iPod vetëm për Spotify

Një iPod vetëm për Spotify

Epoka e muzikës dixhitale tashmë është projektuar në streaming, dhe me këtë do të përshtaten edhe lexuesit e vjetër mp3. Në Kickstarter, platforma që mbledh fonde online, kërkohen financues për Mighty Audio.

Kjo është një pajisje e re që ka formën dhe përmasat e një iPod Shuffle, por që do të shërbejë për të dëgjuar vetëm muzikën e shërbimit Spotify, ndoshta teksa bëni sport, apo ta mbani pas smartphone.

Nga Spotify pajisja ka marrë vetëm ngjyrën jeshile dhe një simbol të platformës popullore muzikore. Kjo është ideja e një skuadre inxhinierësh, ish ‘truri’ i Samsug, Microsoft, Qualcomm e MOG. Projekti ka vetëm 48 orë që është bërë publik në Kickstarter, dhe ka mbledhur 90 mijë dollarë vetëm në një ditë. Realizimi i tij kushton 250 mijë dollarë.

Mighty punon me ata që janë abonuar në Spotify në versionin Premium, me pagesë, që të jep mundësinë të dëgjosh këngë dhe kur je offline, pa qënë i lidhur me internetin. Nëse projekti do të ecë mirë, shitjet ndërkombëtare do të nisin në nëntor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.