Amerika

Romney: Trump po fsheh “një bombë” në deklaratën mbi të ardhurat

Donald Trump po mundohet të fshehë “një bombë” në deklaratën e tij mbi të ardhurat që mund të vënë në pikëpyetje kandidaturën në primaret brenda kampit republikan për presidencën amerikane, u shpreh ish-kandidati i kësaj partie Mitt Romney.

“Arsyeja për të cilën aludoj se do të jetë një situatë me të vërtetë tronditëse në lidhje me këtë çështje është fakti se çdo herë që i drejtohet një pyetje mbi të ardhurat dhe taksat, ai shmanget duke u shprehur më pas se “jam në punë e sipër”, deklaroi për Fox News, Romney, kandidati i zgjedhur nga Partia Republikane në vitin 2012.

Miliarderi Donald Trump është në krye të garës për parapraket në kampin republikan për Shtëpinë e Bardhë pas suksesit në New Hampshire, Karolinën e Jugut dhe në Nevada, duke ngjallur pakënaqësinë e shumë drejtuesve të Partisë Republikane, të cilët e cilësojnë për qëndrime tejet ekstreme.

“Fushata ka avancuar mjaftueshëm, por ne nuk kemi ende deklaratat e të ardhurave të Donald Trumpit, Marco Rubios dhe Ted Cruzit”, shtoi Mitt Romney, duke cituar gjithashtu edhe dy favoritët e garës brenda republikanëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button