Bota

Franca kërkon 1.76 miliardë euro taksa të prapambetura nga Google

aaaaFranca kërkon 1.6 miliardë euro (1.76 miliardë dollarë) në taksa të prapambetura nga gjigandi amerikan i internetit Google (GOOGL.O), kritikuar për përdorimin e teknikave agresive të taksave, referiu një burim në ministrinë e financave.

Zëdhënësja e Google për Francën refuzoi të komentojë mbi shumën, kur u kontaktua nga Reuters, duke thënë se kompania i është bindur rregullave tatimore në të gjitha vendet ku ka operuar.

Ministria e financave gjithashtu nuk pranoi të komentojë. Një raport mediatik i 2012 ka përmendur kërkesën prej 1 miliard euro nga autoritetet franceze, të cilat Google i ka mohuar në atë kohë.

Aksionet e kompanisë ranë 1.8 për qind në tregtinë e hershme në Neë York, përgjithësisht në përputhje me mesataren Nasdaq.

Franca, Britania dhe vende të tjera janë ankuar prej kohësh për mënyrën se si Google, Yahoo! dhe gjigandët e tjera dixhital gjenerojnë fitime të mëdha në vendet e tyre, por që bazën e tyre tatimore e kanë në vende si Irlanda, ku normat e taksave të korporatave janë shumë më të ulëta.

Por ankesat kanë gjetur fare pak terren ligjor, për arsye se ligji i taksave të BE-së mbron kompanitë përkundër pagesës së tatimit në një vend ku ata nuk kanë atë që quhet ‘seli e përhershme ‘.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button