Bota

Më shumë se 900 të vdekur në ditën e 19-të të ofensivës izraelite

te-vdekur-gaza3-525x350Më shumë se 900 palestinezë janë vrarë dhe rreth 6 000 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës që prej fillimit të ofensivës izraelite më 8 korrik, pjesa më e madhe civilë, sipas shërbimeve lokale.
Në radhët e izraelitëve, rreth 37 ushtarë kanë humbur jetën nga luftimet në Gaza gjatë të njëjtës periudhë, si dhe dy civilë nga lëshimi i raketave palestineze.
”Disa orë para hyrjes në fuqi të një armëpushimi prej 12 orësh, 20 persona, 11 prej të cilëve fëmijë janë vrarë nga një goditje izraelite në Khan Younes (sud)”, theksoi zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Achraf al-Qodra.
”Pjesa më e madhe e viktimave i përkasin të njëjtës familje”, theksoi ai dhe mes fëmijëve ndodhej dhe një vajzë një vjeçare dhe një djalë tre vjeç.
Bilanci mund të rritet pavarësisht armëpushimit, pasi ka ende trupa në gërmadha në disa zona të prekura nga bombardimet, veçanërisht në Beit Hanoun, Chajaya dhe Khan Younes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button