Politika

Sirianët, Rama kundër Gjoshës: Nuk do të hapim kufirin, nuk kemi as kushte dhe as fuqinë

aa“Duke mos ndërtuar asnjë mur kundrejt këtyre refugjatëve që kërkojnë të hyjnë në vendin tonë, ajo që është e rëndësishme, është që të ketë një bashkëpunim shumë të madh me të gjithë vendet fqinje, dhe në këtë rast me Greqinë por edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian, sepse ky duhet të jetë një projekt i përbashkët. Dua të theksoj sërish që të gjithë ata persona që presin të hyjnë në Shqipëri është mirë që të kenë një regjistrim të posaçëm dhe të identifikohen, kjo për arsye sigurie të vendit”.
Por, kjo deklaratë e ministres së Integrimit, Klajda Gjosha që u bë gjatë paradites të së enjtes në Korçë, u rrëzua në mbrëmje nga kryeministri Edi Rama në “Top Story”.
“Ne nuk kemi pse bëjmë një zgjedhje të ndryshme nga zgjedhja që bën vendet e Korridorit. Ne nuk do të hapim kufirin, s’kemi arsye ta bëjmë këtë gjë, sepse nuk kemi as kushtet, as fuqinë dhe as delirin që mund të shpëtojmë botën, ndërkohë që të tjerët mbyllin kufijtë, Serbia e mbyll, Maqedonia e mbyll, të vijnë tek ne?!”, u shpreh kryeministri Rama.
Por, pavarësisht kësaj deklarate të kryeministrit, sinjalet për ardhjen e refugjatëve në mënyrë të organizuar kanë bërë që policia të marrë masa me patrullime në akset që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Masat e shtuara janë në akset që lidhin Kapshticën dhe Kakavijën, dy prej pikave kryesore që lidhin vendin tonë me Greqinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button