Maqedonia

Maqedoni: Qerveria mban heshjtje për gazsjellësin Kleçovc-Negotinë

bMinistri i transportit dhe lidhjeve, Vllado Misajllovski, nuk u përgjigj pse ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit nga Kleçovca deri në Negotinë kushton tre herë më shumë sesa shuma e paraparë në fizibiliti studimin. Për pyetjen, pse kanë paguar 76 milionë dollarë në vend që të paguajnë 21 milion euro dhe kur do të publikohet studimi, Misajllovski premtoi se detajet do të behen publike më vonë.

“Ne do t’i nxjerrim hollësisht të gjitha gjërat gjegjësisht se si MER ka zbatuar tenderin dhe do t’ua japim t’i shqyrtoni, pse jo”, deklaroi Vlado Misajlovski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Deri tani nga Ministria e transportit dhe lidhjeve thoshin se ata e kanë porositur dhe fituar studimin, por të njëjtin e kanë lënë në duart e Resurseve energjetike të Maqedonisë, që është kompetente për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit. Ndërsa nga MER konfirmonin se ata nuk e posedojnë studimin. Nga kompetentët nuk ka përgjigje edhe për atë nëse investimi më i shtrenjtë do të nënkuptoj edhe gaz më të shtrenjtë për qytetarët. Ndërsa një pjesë e energjetikëve paralajmëruan për çmim më të lartë të gazit natyral.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button