Bota

Një e katërta e banorëve në Zvicër janë të huaj, ndërsa 5 përqind nga Kosova

dddNë momentin kur gjitha Zvicra debaton për Iniciativën e Dëbimit të partisë populiste zvicerane, SVP, 28 shkurt, sipas së cilës secili kriminel i huaj, qoftë edhe i brezit të dytë rrezikon të dëbohet në vendin e origjinës, ka ngjallur debate të shumta edhe për statistikat e të huajve në Zvicër. Në vijim i keni statistikat e plota të të huajve.

24,3 përqind e banorëve në Zvicër janë të huaj (Fundi, 2014) ose rreth dy milion banorë. Prej tyre shumica nga vendet antare të BE si Italia, 15.3 përqind, gjermanë, 14.9 përqind dhe portugezë 13.1 përqind. Më pas vijnë francezët, 5.8 përqind, shqiptarët nga Kosova, 5%, spanjollët, 4% dhe serbët 3.9 përqind. Një pjesë e madhe e këtyre të fundit janë shqiptarë nga Lugina ose shqiptarë me pasaporta serbe. Të tetët vijnë turqit me 3.5%.

Sa i takon kontinenteve nga Afrika janë 4.3 përqind, nga vendet e kontinentit amerikan, 4%, ndërsa nga Azia dhe vendet tjera si Oqeania rreth 6.5 përqind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button