Home / Kronika / Banorët e Shkodrës protestojnë kundër ndarjes territoriale, bllokojnë rrugën nacionale

Banorët e Shkodrës protestojnë kundër ndarjes territoriale, bllokojnë rrugën nacionale

ndarja-1Ndarja  e re territoriale e propozuar nga qeveria dhe që pritet të votohet gjatë seancës së radhës së kuvendit të Shqipërisë ka sjellë pakënaqësi edhe tek banorët e Shkodrës. Një grup banorësh të këtij qyteti, të udhëhequr nga deputetë të PD kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale Tiranë-Shkodër, në vendin e quajtur Harku i Bërdicës.

Pakënaqësi ka veçanërisht nga ana e komunës Velipojë dhe Dukagjin që nuk janë dakord të bashkohen me Shkodrën.

Harta e re territoriale ka hasur në kundërshtime edhe nga komuna e zona të tjera të vendit. Ajo kundërshtohet nga përfaqësuesit e opozitës, por edhe disa eksponentë të mazhorancës janë shprehur kundër kësaj ndarjeje. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ai i PKD, Mark Frroku por edhe deputeti i LSI, Vangjel Tavo kanë kundërshtuar ndarjen e re territoriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.