Politika

Tiranë, nis punimet Kongresi i Internacionales së të Rinjve Socialistë

Ka nisur në Tiranë kongresi i Internacionales së të Rinjve Socialistë (IUSY), punimet e të cilit do të zgjasin tri ditë. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.

“Shqipëria ka shumë probleme, por edhe sekrete që nuk e bëjnë të mërzitshme. Unë mendoj se duke ardhur këtu dhe duke zhvilluar kongresin tuaj, po na ndihmoni që të rinjtë tanë të mendojnë si të forcojnë bashkëpunimin në arsim, punësim dhe përfshirje sociale. Këto gjëra i përkasin politikës dhe mund të adresohen në mënyrë më efikase nëse të rinjtë përfshihen dhe zëri i tyre dëgjohet më mirë”, u shpreh kryeministri Rama.

“Jemi komunitet me rini që besoni e punoni për drejtësinë sociale dhe cilësinë. Këto parime kërcënohen nga sfidat që refuzohen nga injoranca dhe mostoleranca”, tha kreu i Kuvendit Ilir Meta në fjalën e tij.

Në kongresin e IUSY marrin pjesë 81 organizata rinore nga 55 vende të ndryshme të botës dhe mbi 230 delegatë. I pranishëm është edhe presidenti i IUSY, Felipe Jeldres dhe sekretarja e përgjithshme, Evin Incir.

Gjatë punimeve të Kongresit do të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet drejtuese të Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë, do të vendosen objektivat politike të përbashkëta që organizatat do të kenë në dy vitet në vazhdim si dhe do të miratohen disa rezoluta. Ky Kongres organizohet nën kujdesin e Lëvizjes Rinore për Integrim në bashkëpunim me Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button