Home / Sporti / FIFA pret të bëhet me president të ri

FIFA pret të bëhet me president të ri

FIFA do të bëhet me president të ri sot, kur 207 delegatë nga e gjithë bota do të mblidhen në Zyrih të Zvicrës, për të votuar pasardhësin e Sepp Blatter.

79-vjeçari Blatter do të lëshojë postin e tij që e mban që nga viti 1998, pas skandalit të korrupsionit që përfshiu organizmin qeverisës të futbollit.

5 janë kandidatët për ta zëvendësuar Blatterin: Sheikh Salman bin Ebrahim al-Khalifa, Gianni Infantino, Prince Ali bin al-Hussein, Tokyo Sexwale dhe Jerome Champagne.

Procesi i votimit do të nisë rreth orës 12:00, por do të duhen disa raunde para se të përcaktohet fituesi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: