Film

Shifrat e çmimeve Oscar 2016

Që nga gjatësia e tapetit të kuq deri te statuetat, më poshtë vijojnë shifrat kryesore të çmimeve Oscar, ceremonie e 88-të e të cilëve do të zhvillohet të dielën në ”Dolby Theatre” të Hollywoodit.

* Numri i votuesve në Akademinë e Arteve dhe Shkencës të kinemasë: 6 261

* Vendet ku ceremonia do të transmetohet: Mbi 225

* Filmat pjesëmarrës këtë vit për çmimin Oscar: 305

* Vendet konkuruese për filmin më të mirë të huaj: 80

* Numri i statuetave: 51

* Numri i kategorive Oscar: 24

* Lartësia e statuetave: 34,2 centimetra

* Pesha e çdo statuete: 3,9 kilogramë

* Statuetat e dhëna që nga ceremonia e parë në 1929-ën: 3 001

* Numri i vendeve për fansat përgjatë tapetit të kuq: 745

* Gjatësia e tapetit të kuq: 152 metra

* Kapaciteti i ”Dolby Theatre”: 3 401 vende

* Rekordi i nominimeve për një person të gjallë: kompozitori John Williams (50), i nominuar këtë vit për muzikën e filmit “Star Wars”.

* Ceremonia e parë e transmetuar në televizion: 19 mars 1953

* Shefi i kuzhinës Wolfgang Puck do t’u japë të ftuarve 30 lloje pjatash të ndryshme si edhe 5 000 miniOscar në çokollatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button