Teater

Sekretet e familjes Adams

“Të çmendurit Adams”, quhet komedia muzikore që do të ngjitet më 5 mars premierë në skenën e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një shfaqje ku preken mjaft tema universale, ndër të cilat më kryesorja është ajo e vlerave të familjes. Ku gjenden ato? Një familje në aparencë e “çuditshme” përballë familjes tradicionale. Një histori fantastike dashurie mes dy adoleshentëve dhe një makth për çdo baba. Wednesday Adams, dikur një vogëlushe e mbushur me ligësi të hijshme e të papërmbajtshme, që do të helmonte vëllain e vet vetëm për një xhiro me ambulancë – tashmë është rritur dhe ka gjetur dashurinë. Fatkeqi – Lukasi – një djalë i ëmbël e romantik nga një familje e zakonshme, të cilin familja Adams nuk e ka njohur asnjëherë. Dhe sikur të mos mjaftonte, Wednesday i rrëfen dashurinë të atit dhe i përgjërohet të mos i tregojë të ëmës. Tashmë Gomez Adams, duhet të bëjë atë që nuk e ka bërë kurrë më parë – të mbajë një sekret nga gruaja e tij që e adhuron aq shumë saqë puth edhe tokën ku ajo shkel, Morticias. Gjithçka do ndryshoj për familjen Adams brenda një nate kaotike kur Lukas dhe prindërit e tij “normal” ftohen për darkë nga të “çmendurit” Adams. Shfaqja do të vijë nën regjinë e Endri Çelës, dhe në role do të interpretojnë aktorët  Elidon Alika, Adriana Tolka, Ina Morinaj, Ilia Kaçi, Kristian Koroveshi, Dajana Nenaj, Andi Begolli Donald Shehu,Vlera Pylla, Anderson Gurra, Ermir Jonka, Oriada Zeza
Franceska Hysi dhe Aldjon Matarangasi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button