Home / Arte / Mozaikët, Fieri dhe rekordet Guinnes të Saimir Stratit

Mozaikët, Fieri dhe rekordet Guinnes të Saimir Stratit

strati5112Këtë herë Saimir Strati, pjesë e Albanian Excellence, ka zgjedhur të realizojë në mozaik , “Mollën e Adamit”,  me material të riciklueshem, pipa plastike. “Imazhi është një simbol mëkatar siç është molla e kafshuar dhe brenda saj do të jetë i vizatuar i gjithë globi, me bukuritë dhe veçantitë e tij. Qëllimi im nuk është thjesht marrja e çmimit Guinness, por përcjellja e një mesazhi të qartë për rëndësinë dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë”,  është shprehur Strati së fundmi.

Për veprën e këtij viti, Strati, ka punuar rreth 16 orë në ditë në lulishten kryesore të qytetit të Fierit. Mozaiku ka sipërfaqen më të madhe në botë, rreth 30 m2, per te cilin, artisti i  shtate çmimeve, Guinness, ka  përdorur  rreth 150 mijë pipa plastike, ngjitës etj.

Strati tregon se kjo është një teknikë e pa realizuar më parë në botë dhe është një kategori e re brenda rekordeve Guinness. Ceremonia e çertifikimit të rekordit më të ri në botë “GUINNESS” (mozaiku më i madh me pipa, realizuar nga artisti me famë botërore Saimir Strati do të organizohet sot pasdite nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Fier Z. Baftjar Zeqaj.

Për Saimir Stratin, mozaikët e antikitetit janë një mrekulli e vërtetë dhe ai e quan veten me fat që ka marrë pjesë në restaurimin e tyre. Dashuria për mozaikun si art elitar ka nisur pikërisht në Apolloni.  Atje i befasuar nga mozaikët antikë të realizuar 3500 vjet më parë, vendosi  që  krijimtarinë e tij ta prezantonte nëpërmjet mozaikëve. Kësisoj Apollonia mbetet origjina e tij artistike. Pasioni per mozaikët dhe dëshira për ti ngritur në nivele bashkekohorë kanë qënë bashkëudhëtarët e Saimir Stratit. Ka ekspozuar vazhdimisht krijimet e tij brënda dhe jashtë Shqipërisë, në muze dhe galeri anembanë globit, duke u bërë anëtar gjithashtu i Organizatës Britanike të Mozaikut Modern (BAMM), si dhe pjestar i Kongresit Ndërkombëtar të Mozaikut Modern.  Por ai do të lidhte jetën artistike  me Librin e Rekordeve Ginness  shumë i famshëm në botë, sepse brënda tij janë të regjistruar njerëzit dhe fenomenet më të cuditshme te globit. E kanë ëndërr miliona e miliona njerëz të jenë pjesë e këtyre rekordeve. Kjo ëndërr e shtyu artistin fierak të tentonte dhe t’ia  dilte me sukses. Por, fillimi ishte shumë i vështirë, jo përsa i përket teknikave , por nga atmosfera tejet skeptike që e rrethonte. Askush nuk besonte se Shqipëria mund të ishte pjesë e Rekordeve Guinness, tregon Strati në këtë intervistë , duke thënë se , kur  vendosi një Rekord Guinness për Shqipërinë theu një tabu për skeptikët.   Ai thotë se , të krijosh kategori të reja brënda Rekordeve Guinness është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe. Të sjellësh për herë të parë në historinë e njerëzimit një teknikë artistike të pa realizuar ndonjëherë, kërkon shumë guxim, përqendrim dhe jashtëzakonisht shunë  e madhe. Ndoshta kjo është arsyeja që ai thotë se  tashmë veprat e tij janë historia  Saimir Stratit.

 Jeni artisti i mozaikëve ,ndërsa karrierën e nisët duke bërë restaurime të  mozaikëve në vënde arkeologjike si Bylis,Amantia dhe Apoloni. Si vjen në kujtimet tuaja ajo kohë? 

Kanë kaluar shumë kohë, por kujtimet janë ende të gjalla.Mozaikët e antikitetit janë një mrekulli e vërtetë dhe unë e quaj veten me fat që kam marrë pjesë në restaurimin e tyre. Dashuria ime për mozaikun si art elitar ka nisur pikërisht në Apoloni. I befasuar nga mozaikët antikë të realizuar 3500 vjet më parë, vendosa qe krijimtarinë time ta prezantoja nëpërmjet mozaikëve. Kësisoj Apolonia ngelet origjina ime artistike.

Viti 1985 lidhet me  ekspozitën e parë tuajën në Fier ,ekspozitë në Galerinë e arteve të këtij qyteti.

Në atë kohë isha shumë i ri dhe një artist pa përvojë. Në ekspozitën e përbashkët që hapej në fundvit do të prezantohesha me një mozaik me dimensione të vogla. Ishte nga të parët mozaikë artistik që unë kisha realizuar. Ishte kënaqësi e madhe për mua , kur organizatorët pranuan ta ekspozonin. Gjithmonë i kujtoj me emocion ato momente dhe me respekt organizatorët. Ky do të ishte fillimi im artistik.

Cilat ishin aktivitetet tuaja të këtij lloji më pas?

Pasioni per mozaikët dhe dëshira për ti ngritur ata në nivele bashkekohorë kanë qënë bashkëudhëtarët e mi. Kam ekspozuar vazhdimisht krijimet e mia brënda dhe jashtë Shqipërisë, në muze dhe galeri anembanë globit, duke u bërë anëtar gjithashtu i Organizatës Britanike të Mozaikut Modern (BAMM), si dhe pjestar i Kongresit Ndërkombëtar të Mozaikut Modern.

Por fama e Saimir Stratit prej kohësh nuk janë më ekspozitat,por rekordet Guinness

Libri i Rekordeve Ginness është shumë i famshëm në botë, sepse brënda tij janë të regjistruar njerëzit dhe fenomenet më të çuditshme te globit. E kanë ëndërr miliona e miliona njerëz të jenë pjesë e këtyre rekordeve. Kjo ëndërr më shtyu mua të tentoja dhe t’ja dilja me sukses. Por, fillimi ishte shumë i vështirë, jo përsa i përket teknikave , por nga atmosfera tejet skeptike që më rrethonte. Askush nuk besonte se Shqipëria mund të ishte pjesë e Rekordeve Guinness. Kështu në fund unë vendosa një Rekord Guinness për Shqipërinë dhe theva një tabu për skeptikët.

Zgjodhët një emër të madh, Leonardo Da Vinci dhe punuat duke përdorur pikërisht gozhdë,rreth 400 kg të tilla

Rekordet Guinness konsistojnë në dimensionet gjigande, kështu që unë për rekordin tim të parë  , Mozaikun më gjigand në botë realizuar me gozhdë, do të zgjidhja një njeri gjigand , si Leonardo Da Vinci.

Dhe vetëm një vit më vonë, në vitin 2007 , një tjetër përpjekje juaja rezultoi përsëri e suksesshme. Por këtë radhë në rol ishin kruarëset e dhëmbëve.

Një nga kushtet e Rekordeve Guinness është se materialet e përdorura duhet të jenë industriale dhe kjo është arsyeja pse unë përdor materiale lehtësisht te gjendshme në treg, për të krijuar rekordet Guinness.

E nëse do të numërojmë nuk janë pak , por 7 rekorde Guinness .Çdo të thotë  kjo per ju  dhe  si do ta përcaktonit këtë art të  veçantë ?

Të krijosh kategori të reja brënda Rekordeve Guinness është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe. Të sjellësh për herë të parë në historinë e njerëzimit një teknikë artistike të pa realizuar ndonjëherë, kërkon shumë guxim, përqendrim dhe jashtëzakonisht shumë punë.

Keni krijuar tashmë një emër artistik dhe duke  të qëndruar tek këto vepra, kë  do të veçonit? 

Tashmë veprat e mia, janë historia ime. Nuk më pëlqen të bëj diferencime.

 Pra keni arritur të  krijoni një  histori suksesi dhe dinjiteti.Sipas jush cili është  çelësi per të  pasur një emër dinjiteti  dhe suksesi  edhe matanë kufijve të vendit tënd  ?

Do ta përkufizoja me dy fjalë : “Të gjithë duan, por, duhet të dish të duash”

Materialet dhe teknikat që ju përdorni ju dallojnë jo pak, jeni edhe tradicional edhe bashkëkohor në qasjet tuaja…

Në fakt këtë e dëgjoj shpesh, por duhet t’ju kujtoj se materialet me të cilat unë realizoj veprat e artit janë shumë të thjeshta, ndërsa idetë të veçanta.

Sot gjithmonë e më shumë shikojmë se si arti po industrializohet, por une bëj të kundërtën : me materiale industriale krijoj art.

Thuhet për Stratin që është dhe një piktor artist  i frymëzuar nga muzika në krijimin e shumë mozaikëve . Cila është kjo lidhje dhe në çfarë ka rezultuar ajo ?

Muzika për mua është oksigjen që hyn nga veshët, ndërsa mozaikët janë muzika e syve.

 Është një vepër e titulluar “Vajza e detit”, cila është lidhja me legjendën nga Vlora? 

Mozaiku është realizuar me gurë të mbledhura në bregdetin e Vlorës dhe si motiv është bazuar në vargjet e një kenge, ku gruaja një burri në kurbet ëndërron të kalojë detin , për të qënë pranë tij.

Me detin unë kam marrëdhenie shumë të mira, sepse i hedh dëshirat dhe ai më sjell idetë.

Emri i Stratit është po kaq i njohur edhe në Kosovë e Maqedoni,cilat janë aktivitetet atje ?

 Kam shumë miq artistë në Kosovë dhe Maqedoni. Kemi krijuar prej vitesh miqësi dhe marrëdhenie të shkëlqyera.Asnjëherë nuk refuzoj të shkoj sa herë më bëhen ftesa për mgjarje  artistike.

Pse realizimi i një molle së fundmi ?

 Imazhi është një simbol mëkatar siç është molla e kafshuar dhe brenda saj do të jetë i vizatuar i gjithë globi, me bukuritë dhe veçantitë e tij. Kam patur vazhdimisht dhe vazhdoj ta kem mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Fierit. Së bashku  zgjodhëm modelin e veprës. Qëllimi im nuk është thjesht marrja e çmimit Guinness, por përcjellja e një mesazhi të qartë për rëndësinë dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë”

Leave a Reply

%d bloggers like this: