Amerika

Sondazhet nxjerrin Clintonin fituese në primaret në Karolinën e Jugut

Hillary Clinton futet në primaret e Karolinës së Jugut për kandidatët presidencialë demokratë me një diferencë të thellë në sondazhet paraprake ndaj rivalit të saj kryesor, Bernie Sanders.

Ish-sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit kryeson ndaj Sandersit me 26 pikë përqindje në 10 sondazhet e zhvilluara për këtë qëllim.

”Clinton ka mbështetjen e 58 për qind të elektoratit, krahasuar me 32 për qind të Sandersit”, njoftoi sot realclearpolitics.com.

”Votuesit afro-amerikanë shihen si faktori kyç për fitoren në Karolinën e Jugut. Popullsia e këtij shteti është 4,8 milionë dhe 27 për qind e saj janë me ngjyrë”, sipas US Census Bureau.

Duke e ditur humbjen në këtë shtet, media amerikane njofton se Sanders ka filluar fushatën në shtete të tjera të vendit.

Votimet në Karolinën e Jugut fillojnë sot në orën 12:00 GMT dhe mbyllen pas 12 orësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button