Kosova

Asambleistët jo serb kërkojnë ndërprerjen e ndërtimeve pa leje në Kroin e Vitakut

asambleist-euml-t-jo-serb-k-euml-rkojn-euml-nd-euml-rprerjen-e-nd-euml-rtimeve-pa-leje-n-euml-kroin-e-vitakut_hdTë gjithë asambleistët jo serb të Kuvendit Komunal të Veriut të Mitrovicës pas një takimi urgjent të mbajtur para gjysmë ore kanë kërkuar që urgjentisht të ndërpriten ndërtimet pa leje në Kroin e Vitakut, në veri të Mitrovicës.

Emir Azemi, zëvendëskryeses për komunitet pranë këtij kuvendi, ka thënë për Kosovapress se ka plane që serbët edhe në “Lagjen e Boshnjakëve” të vazhdojnë më kolonizim.

“Kërkesën publike ia drejtojmë organeve qendrore, zyrës administrative, faktorëve përgjegjës relevant si dhe faktorit ndërkombëtar për respektimin e të gjitha marrëveshjeve që nënkupton ndërprerjen urgjente të provokimeve që kanë për qëllim ndërrimin e strukturës demografike në dëm të komuniteteve jo serbe”, ka thënë Azemi, duke shtuar se këto ndërtime po bëhen pa leje dhe plan urban.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button