Home / Arte / Oscar, shuhet ëndrra e filmit kosovar “Shok”

Oscar, shuhet ëndrra e filmit kosovar “Shok”

aaTë gjithë shqiptarët i kishin sytë nga “Dolby Theatre” në orët e para të ditës së hënë, në pritje të ndarjes së çmimeve Oscar, ku për herë të parë një film ku flitet shqip ishte i nominuar.
Filmi kosovaro- britanik “Shok”, ku për 21 minuta tregohet historia e miqësisë së dy fëmijëve në kohën e luftës në Kosovë, priste vlerësimin në kategorinë e filmave të shkurtër. Për “Los Angeles Times”, “Shok” ishte favoriti, por çmimi shkoi për “Stutterer”, një film britanik 12-minutësh që tregon historinë e një tipografi me probleme në të folur, i cili mundohet të krijojë një lidhje romantike.

Përmes “Digitalb”-it, Komuna e Prishtinës kishte organizuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ndarjes së çmimeve Oscar.

Lista e plotë e fituesve:

Filmi më i mirë: Spotlight

Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)

Aktorja më e mirë: Brie Larson (Room)

Aktori më i mirë joprotagonist: Mark Rylance (Bridge of Spies)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Alicia Vikander (The Danish Girl)

Regjisori më i mirë: Alejandro Inarritu (The Revenant)

Skenari më i mirë: Spotlight

Skenari më i mirë i përshtatur: The Big Short

Filmi më i mirë i animuar: Inside Out

Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul (Hungari)

Kinematografia më e mirë: The Revenant

Kostumografia më e mirë: Mad Max: Fury Road

Dokumentari më i mirë: Amy

Montazhi më i mirë: Mad Max: Fury Road

Filmi më i mirë i shkurtër: Stutterer

Kolona zanore më e mirë: Ennio Morricone (The Hateful Eight)

Efektet vizuale: Ex Machina

Leave a Reply

Your email address will not be published.