Teknologji

Të lash rrobat duke pedaluar

Mjafton të pedalosh dhe rrobat i ke të lara. Ka qënë kjo idea e studentëve kinezë të Dalian Minzu University, dhe quhet “Bike Washing Machine”.

Ajo është një biçikletë ndryshe nga e zakonshmja. Në pjesën e parme ka një kosh për të larë rrobat ndërsa energjia e nevojshme për të kryer procesin vjen nga këmbët tona.

Pra, është një lavatrice që funksionon kudo dhe në mënyrë shumë të thjeshtë: Para se të nisësh procesin duhet të hapni derën të hidhni ujin dhe detergjentin.

Më pas mund të nisni pedalimin për të filluar procesin e larjes. Dhe për ti shpëlarë mjafton të hiqni ujin e larjes dhe të hidhni ujë të pastër. Në fund e zbraz ujin për të përfunduar procesin me centrifugën.

E në fakt për momentin Bike Washing Machine është vetëm një koncept studentor, dhe po çmend internetin. Idea është që koha që kalon në një biçikletë statike të jetë e qëndrueshme. Për më tepër që idejaqë të lash pa energji elektrike po tërheq tashmë gjysmën e botës së tretë.

Gjeneratori i brendshëm veç të tjerash, nuk duhet vetëm për të ushqyer lavatriçen. Energjia e tepërt mund të shfrytëzohet për të ushqyer pajijse të vogla, si celularë, apo paketë baterish për dritën e natës. Kjo pajisje do të ishte ideale për ato vende që vuajnë nga ndërprerja e energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button