Ekonomia

Guvernatori Sejko dje në Top Story për ekonominë, kreditë, krizën…

Si po ecën ekonomia? A do rriten kreditë? Si po menaxhohen financat publike? A po merr fund periudha e krizës? Për këto dhe të tjera pyetje, në Top Story e kësaj të hëne ishte i ftuar për herë të parë, Guvernatori Gent Sejko.

Sejko flet me gazetarin Sokol Balla një vit pasi mori detyrën nga Fullani. A është përmirësuar imazhi i Bankës së Shqipërisë nga skandali më i rëndë që kishte goditur Thesarin e Shtetit?

Intervista

Sokol Balla: Jeni në përvjetorin e parë në krye të Bankës së Shqipërisë, çfarë ka ndryshuar në një vit?

Guvernatori Sejko: Shumë gjëra kanë ndryshuar sidomos në aspektin e qeverisjes. BSH është krijuar pas rënies së komunizmit dhe ka një periudhë tranzicioni, është konsoliduar dhe forcuar. Ngjarja e vjeshjes së Thesarit tronditi themelet e besimit dhe pata fatin që të isha Guvernator fill pas saj dhe u desh që të adresoja problematikat që kishin të bënin me Thesarin, përmirësimi i qeverisjes, kontrollit të brendshëm. Dua të thekssoj që BSH, në funksionet e saj kryesore ka qenë konstante në drejtim të përmirësimit.

Sokol Balla: Skandali që e përfshiu është më i madhi, ose nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. T’i rikthehemi shtatorit të 2014 dhe arrestimit të ish-guvernatorit, ç’ndjetë në ato momente si bankier që jeni dhe a e prisnit që të bëheshit Guvernator?

Guvernatori Sejko: Nuk më shkoi ndërmend që do ta zë unë atë vend. Ajo që ndjeva ishte një tronditje pasi BSH është banka më e lartë dhe ne bankierët jemi të ndjeshëm ndaj çdo ngjarjeje që ka lidhje me sistemin financiar.

Sokol Balla: A pati kjo ngjarje ndikim tek sistemi bankar?

Guvernatori Sejko: De facto jo, por pati impakt psikologjik në gjithë sistemin financiar.

Sokol Balla: Fullani tashmë është i pafajshëm dhe kërkon dëmshpërblim për largimin nga puna, mendoni që po bën gjenë e duhur dhe cila është përgjegjësia e tij këtu?

Guvernatori Sejko: Procesi ka përfunduar dhe e kanë vlerësuar organet e hetimit dhe gjykatat. Është e drejtë e çdo qytetari për të kërkuar të drejtën legjitime qoftë morale, qoftë materiale.

Sokol Balla: Në momentin që u dekretuat ishit i panjohur. Njiheshit në rrethet bankare si drejtues i një banke të nivelit të dytë, por si kaloi emri juaj nga banka tek tryeza e politikës, apo direkt tek Presidenti?

Guvernatori Sejko: Shkoi direkt në aspektin e aplikimit që unë bëra. Diskutimi për emërimin lindi pas shkarkimit të Fullanit. Pati një deklaratë të kryeministrit Rama ku tha se Guvernatori i ri do të jetë nga radhët e sistemit bankar dhe financiar dhe mesa mbaj mend unë, shumë bankierë të vjetër dhe unë iu përgjigja ftesës së Presidentit të Republikës. U ndjeva i nderuar dhe privilegjuar kur u dekretova. Mbështetja nga të gjitha partitë politike më rriti përgjegjësinë dhe dëshirën për të vazhduar punën në BSH.

Sokol Balla: Megjithatë, ju nuk futeshit për herë të parë në godinën e BSH?

Guvernatori Sejko: Kam nisur karrierën në atë godinë në vitin 1992 si përgjegjës i  sektorit të kredisë në BKT.

Sokol Balla: Ju ra fati që të përuroni godinën e re, meritë për të cilën ka edhe Fullani…

Guvernatori Sejko: Fullani ka meritë që ndërmori nisjen e projektit për godinën e re. Ka shumë vite që diskutonim që godina duhej rinovuar, që nga ‘93-‘94. Ambientet ishin rrënuar në ato përmasa që ishte shumë e vështirë të punoje. Zgjedhja e projektit ishte një nga gjërat më të mira që ndodhi.

Sokol Balla: Vendim jo i lehtë të mos e ftonit Fullanin në ceremoninë e përurimit?

Guvernatori Sejko: Unë kam qenë dy javë në udhëtim dhe nuk jam marrë me protokollin, por për të qenë korrekt, Guvernatori nuk kishte marrë ende pafajësinë dhe ai vetë ishte më i përqendruar për të punuar për pafajësinë.

Sokol Balla: BSH është institucioni ku të gjithë ne i kemi sytë, e morët në një hije jo të mirë korrupsioni, abuzimesh financiare dhe hajdutërie, a reflektohej kjo ditën e parë të detyrës tuaj?

Guvernatori Sejko: Reflektohej. BSH kaloi një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe imazhi i saj u trondit rëndë gjatë kohës që Fullani nuk ishte më prezent. Jemi dëshmitarë kur mediat dhe opinioni publik protestonte në mënyrë të drejtë për atë që kishte ndodhur. Kur kam nisur unë kam gjetur një situatë të rënduar psikologjike dhe kishte nevojë që të merrte frymë dhe banka të forconte vetësigurinë e saj. Shumë gjëra ndryshuan, pati një ndikim të madh jo vetëm emërimi i guvernatorit, por edhe plotësimi i Këshillit Mbikëqyrës, në vazhdimësi u përpoqëm të rregullonim imazhin e BSH.

Sokol Balla: Çfarë masash keni marrë që mos ndodhin më gjëra të tilla?

Guvernatori Sejko: Janë marrrë shumë masa. Duhet theksuar se nuk ka qenë dështim vetëm i sistemit të kontrollit dhe verifikimit, kanë dështuar edhe institucione të tjera në verifikimin e figurës së këtij personi, pasi ai kishte certifikatë sigurie dhe kishte kaluar edhe filtra të tjerë. Në këtë histori dështuan sistemet e brendshme të kontrollit, mungesa vigjilencës, por edhe një dështim të institucioneve me marrjen e certifikatës së sigurisë së këtij personi.

Sokol Balla: Kush e jep këtë certifikatë?

Guvernatori Sejko: Këto janë standarde. Bëhet një filtrim i të gjithë biografisë së personit, që nga shkolla e mesme dhe ka shumë deklarata. Këto institucione janë institucionet standarde, SHISH, Ministria e Brendshme etj. Rasti i vjedhjes nuk është vetëm tek ne. Kjo ka ndodhur edhe në Francë, Angli. E keqja këtu tek ne është që ngjarja ka vazhduar për shumë kohë, megjithatë nuk jam organ hetimi.

Sokol Balla: Ju keni bërë një auditim besoj, si është gjendja?

Guvernatori Sejko: Ne kemi bërë më shumë se një auditim. Kemi bërë ndryshime rrënjësore. Që nga nisja e 2015 jemi përpjekjur, kemi përmirësuar sistemet e kontrollit të brendshëm, ndryshim radikal në gjithë elementët monitorues dhe parandalues. Kemi marrë përvojën e Bankës së Francës. Kur ajo pa elementët tona të sigurisë, vlerësoi se ne ishim në disa elementë edhe më të modernizuar se ata, kjo tregon që faktori njeri është çelësi i kësaj.

Sokol Balla: Tashmë ka kaluar 1 vit e gjysmë, a mund t’i besohet sot BSH?

Guvernatori Sejko: Në mënyrë absolute mund t’i besohet dhe për shumë arsye. Përmenda masat që kemi marrë që kanë të bëjnë me ruajtjen e Thesarit, por BSH është një koncept më i gjerë dhe me shumë elementë. Është një nga institucionet më të mira të shtetit shqiptar dhe kjo është vlerësuar edhe nga kompanitë botërore si FMN, S&P dhe Banka Botërore. BSH është institucioni më i vlerësuar dhe kjo ka ardhur si rezultat i punës dhe ekspertëve dhe të gjithë stafit të BSH.

Sokol Balla: Keni ulur 2 herë normat e interesit dhe kjo s’është shenjë e mirë për ekonominë…

Guvernatori Sejko: Kemi ushtruar rolin tonë që të stimulojmë rritjen ekonomike dhe atë të mirëqënies së qytetarëve. Është një instrument që përdoret kudo. Jemi përpjekur që përmes politikës tonë monetare të ulim normat e interesit. E rëndësishme është që politika monetare ka dhënë efektet e veta pasi kemi parë një rritje të kreditimit në lekë në raport me kredinë në valutë. Sot kemi 43 përqind të portofolit të kredisë që është në lekë. Politika monetare synon nxitjen e kreditimit dhe të investimeve dhe konsumit.

Sokol Balla: Po shkoni drejt vlerave negative të interesit, kjo synon që bankat e nivelit të dytë të marrin paratë dhe të shtojnë mundësitë që këto para të kreditohen tek biznesi dhe individët, sa mendoni që do kenë efekt këto masa?

Guvernatori Sejko: Ulja e normave të interesit është bërë për të standardizuar këto norma me ato të Bankës Qendrore Europiane dhe nuk ka patur si qëllim vetëm stimulimin e kreditimit në euro. Sigurisht, kjo do të ndikojë dhe në riorientimin e depozitave në euro, por qëllimi ynë kryesor është që me politikën monetare stimuluese të stimulojmë kreditimin për investim si në lek, por edhe në euro. Ulja e normave të interesit për lekun ka bërë që të rritet kredia për monedhën vendase.

Sokol Balla: Tendenca e kreditimti në lekë ka një simbolikë forcimi i imazhit?

Guvernatori Sejko: Kjo është vetëm njëra anë. Leku është një monedhë e qëndrueshme dhe po të shohim historinë e këmbimit ndër vite. Është një monedhë e qëndrueshme dhe shumë kolegë habiten me këtë. Ka patur një rast në 2008 ku pati një zhvlerësim si pasojë e nisjes së krizës, ndërsa në vazhdim ka ruajtur një qëndrueshmëri.

Sokol Balla: Duket se shqiptarët preferojnë euron, pse duhet të përpiqemi të marrim në lekë?

Guvernatori Sejko: Nëse të ardhurat janë në lekë, normat e interesit janë më ulët në lekë, shmanget humbja nga kursi i këmbimit dhe normat e kredisë janë barazuar. Remitancat kanë bërë që leku të ruajë qëndrueshmërinë edhe për shkak të ofertës së madhe të monedhës së huaj, por remitancat kanë rënë, ndaj ekonomia shqiptare duhet të riorientohet drejt prodhimit dhe eksporteve.

A është gati ekonomia shqiptare të ecë me “këmbët e veta”, tashmë që remitancat kanë rënë? Për këtë dhe shumë të tjera është folur në pjesën e dytë të intervistës me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në “Top Story”.

Sokol Balla: Shohim rritjen ekonomike nga 2005 deri në 2015, me kulmin e arritur në 2007-2008 me surplusin për shkak të luftës kundër informalitetit dhe vendosjen e taksës së sheshtë. Grafiku më pas vjen në rënie, për të arritur në 2013-n me rritjen më të vogël, ndërsa me kalimin e viteve me rritje deri në atë të vitit të kaluar prej 2,7%. Po të shohim shifrën e depozitave të shqiptarëve, kanë një rritje prej 130 mln eurosh, por ky shtim nuk tregon për ekonominë e mirë, pasi nuk shpenzohen…

Guvernatori Sejko: Sigurisht që nuk është shenjë e mirë, dhe nuk tregon konsumin e duhur. Kanë një tendecë kursimi dhe fjala krizë mund të jetë e rëndë, por stanjacioni ekonomik dhe pasiguria janë një tjetër gjë e rrezikshme. Pasi niveli i konsumit bie, njerëzit hezitojnë të shpenzojnë. Nëse bie konsumi, bie kërkesa për mallra të ndryshme, bie edhe prodhimi, kështu që nis edhe rënia ekonomike. Ne si BSH kemi në dorë një prej instrumenteve, si norma e interesit, ndërkohë që kemi edhe klimën e përgjithshme ekonomike që ndikon.

Sokol Balla: Kriza botërore ekonomike, e cila është ndër më të gjatat, edhe rikuperimin e presim në një periudhë të gjatë.

Guvernatori Sejko: Edhe krizat e tjera kanë qenë të thella, por rikuperimi ka qenë më i shpejtë dhe është e para që kalon në një periudhë paqeje, pa pasur një luftë përpara apo pas. Krizat kanë natyrat e tyre specifike, këto të fundit janë pasojë e luftës së ftohtë në disa aspekte, por jo si pasojë e luftës me armë. Në Eurozonë janë ndërmarrë shumë reforma strukturore, duke shfaqur elementët e parë të ringritjes, ndryshe nga SHBA-të ku ka pasur shenja më të shpejta.

Sokol Balla: Kemi pasur një rritje më të lartë sesa rajoni dhe i gjithë Mesdheu.

Guvernatori Sejko: Po, kemi pasur rritje prej sektorit të ndërtimit dhe ato që kanë lidhje me të. Kemi pasur një rritje rreth 8 përqindëshit dhe duke mos qenë të integruar me tregjet ndërkombëtare menduam se ekonomia jonë nuk do të prekej. Në shumë konferenca, specialistë dhe ekspertë na kishin thënë se efektet do t’i kishim shumë kohë më vonë sesa vendet e zhvilluara. Kriza neve sigurisht që na goditi, por fati i madh është që Shqipëria nuk ra në recesion dhe i mbijetuam me fat krizës. Niveli më i ulët ka qenë prej 1,1% në vitin 2013, duke vijuar më pas me rritje. Në vitin aktual 2016 parashikojmë që të kemi një rritje më të lartë se 2,7% i vitit të kaluar, teksa trendi i rritjes ka rëndësi sepse jep direktivat se drejt cilit drejtim po shkojmë. Megjithatë, drejtimi i duhur nuk është i lehtë.

Sokol Balla: Po më ngjani me Sekretarin Kerry…

Guvernatori Sejko: Kjo rritje nuk është e lehtë, por ka nevojë të ndihmohet nga reformat strukturore, të vazhdueshme dhe të mos mbeten thjesht si slogan, por të performohen seriozisht. Do të përpiqemi të rikthejmë ekonominë në ekuilibër.

Sokol Balla: Kemi pasur rritje të kredive të këqija, apo ato që janë marrë dhe që nuk është mundur të kthehen. Kemi pasur një sasi kolaterali të grumbulluar nga bankat. Sa duhet të jetë niveli i këtyre kredive që ekonomia të marrë frymë lirshëm.

Guvernatori Sejko: Kreditë duhet të jenë zero, por kjo është utopike. Sa më të ulëta të jenë aq më mirë. Kemi qenë së bashku me Serbinë, dy vendet me nivelin më të lartë të tyre, me 18,2 për qind. Kemi pasur një arritje duke e ulur nga 22,7 deri në 18,2 për qind në dhjetor të 2015-s. Shpresojmë që fundi i këtij viti të na kapë me nivelin e 15 për qind të kredive të këqija, gjë që do të shtojë optimizmin e bankave të nivelit të dytë për të kredituar.

Sokol Balla: Bankat kanë shumë para në gjendje dhe në vend që të rrisin kreditë, ato investohen në fonde të jashtme.

Guvernatori Sejko: Së pari sepse kemi një kërkesë të dobët dhe mungesë të projekteve serioze të kreditueshme nga bankat. Ato janë disi më pesimiste në dhënien e kredive, kur shohin një nivel kaq të lartë të kredive të këqija. Por varet edhe nga strategjitë e bankave mëmë të bankave në Shqipëri, të cilat kanë preferuar tkurrjen përpara ekspansionit.

Sokol Balla: Kjo ulje e kredive, ka ardhur si pasojë e individëve apo biznesit? Apo të dyja bashkë?

Guvernatori Sejko: Individët kanë paguar më rregullisht. Biznesi i madh ka qenë më i goditur nga kriza dhe si pasojë edhe kthimi prej tyre ka qenë më i vështirë. Ndikimi i biznesit të madh pra ka qenë më i madh. Edhe roli ynë për të përmirësuar disa kompani të biznesit të madh, bën që të ketë më shumë ndikim në uljen e kredive të këqija.

Sokol Balla: Sa i përket shëndetit financiar, problem mbeten kreditë e këqija si dhe vonesat në pagimin e kredive të mëdha. Por kreditë e këqija mund të ulen edhe më tepër, duke i ristrukturuar si borxhe. Dmth t’u jepet më shumë kohë dhe me interesa më të ulëta bizneseve për të shlyer kreditë e marra. Megjithatë këtu ka dorë edhe qeveria, veç jush, për të arritur një kompromis për ristrukturimin e borxhit.

Guvernatori Sejko: Është shumë e qartë, e komplikuar sigurisht, por thelbi është pikërisht kjo që ne kërkojmë në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë. Duam të pikasen klientët me vështirësi, por që kanë perspektivë për t’u rikuperuar. Grafiku juaj tregonte gjendjen e stabilitetit financiar në Shqipëri. Kemi kapital të mjaftueshëm dhe tepricë likuiditeti, që do të thotë se bankat janë të mirëkapitalizuara dhe janë të sigurta. Kanë edhe likuiditet për të kredituar individët apo bizneset. Paraja është në sistemin bankar dhe sfida është sesi ta kthejmë në kreditim për palët e interesuara. Përmes politikës tonë makroekonomike duam të stimulojmë kreditimin. Duam të kemi rritje dhe stimulim kreditimi jokonservativ por produktiv, por edhe të kemi gjendje sa më të shëndoshë të depozitave, që shumica janë të individëve. Janë pikërisht këto para që kreditohen nëpër biznese. Sa i përket pyetjes suaj se çfarë kemi bërë për koordinimin midis bankave dhe biznesit, kam thirrur një takim mes bankave dhe shoqatat e biznesit, më të mëdhatë, për të shkëmbyer shqetësimet dhe problematikat hapur dhe në mënyrë transparente. Kemi punuar shumë gjatë 2015-s dhe pas emërimit kam bërë një takim me bankat me ish-ministrin Cani dhe Ahmetaj, ku diskutuam problematikat dhe mënyrat e zgjidhjeve.

Sokol Balla: Ligji i falimentit, e dëgjojmë nga qeveria dhe biznesi si pjesë e reformave strukturore në këtë drejtim, çfarë ndikon dhe pse po vonohet?

Guvernatori Sejko: Ligji ndikon në raportet mes autoriteteve kredituese dhe klientëve. Kemi pasur mospërmbushje të kontratave, ndërkohë që bankat duhen rigjallëruar dhe duhen nxjerrë nga stanjacioni i kreditimit, duke çuar drejt falimentit ato kompani që nuk kanë më shpresë jete. Ligji është një nga ligjet bazë që vendos rregullat e lojës. Biznesi ka disa kërkesa ndaj bankave, por edhe ai duhet të plotësojë disa detyrime të tij ndaj tyre.

Sokol Balla: A janë vërtet kaq shumë biznese, që nëse hyn në fuqi ligji për falimentin, realisht të shuhen?

Guvernatori Sejko: Jo nuk është plotësisht kështu. Jo të gjitha kompanitë janë të dështuara dhe të falimentuara. Jo të gjitha nuk gjenerojnë. Shumica e bizneseve këtu te ne mbështetet te biznese të tjera, marrin nga dikush tjetër dhe shfrytëzon ato për biznesin e vet. Kjo nuk duhet të ndodhë më, por duhet të mbështetemi te sistemi kreditor-huamarrës. Edhe gjykatat në shumicën e rasteve kanë mbajtur më shumë krahun e huamarrësit, ndaj dhe bankat nuk kanë ekzekutuar dot kolateralin dhe kjo ka shtuar pesimizmin e tyre. Duhet t’i japim fund kësaj dhe të kemi rregulla të qarta, secila palë të përmbushë të gjitha detyrat dhe saj dhe detyrimet. Tendenca jonë nuk është që të mbështesim bankat kundrejt biznesit, por që të gjitha palët të mbështeten në mënyrë profesionale, pasi bankat janë edhe konsulente të biznesit. Duhet të ruajmë stabilitetin financiar dhe t’i orientojmë ato drejt një kreditimi të shëndetshëm.

Sokol Balla: Banka ka thënë se po analizoni mundësinë e hedhjes së më shumë parave në treg?

Guvernatori Sejko: Ne nuk do të hedhim para të reja në treg. Pavarësisht se BSH ka si detyrë kryesore prodhimin e parave, ne nuk po e planifikojmë këtë. Ne mund të riprintojmë kartmonedha të dëmtuara, për të rritur cilësinë, por jo masën monetare, në mënyrë që të rrisim inflacionin. Targeti i inflacionit është nën 3 për qind dhe rritjen e tij nuk mund ta arrijmë përmes këtij elementi. Monedhat që ne kemi në xhepat tonë janë vjetëruar realisht, ndoshta ka ardhur koha që të studiojmë format e emisionit të ri.

Sokol Balla: Arsyeja përse ju pyes, është fakti se kur ne diskutojmë besueshmërinë e BSH, do të donim që kjo të ishte sa më larg influencës së qeverisë. Ne e dimë shumë mirë, që me një telefonatë janë shtuar paratë në treg, si në 97-n. Lidhja politikë-bankë ka qenë shumë e fortë, edhe pse ka ardhur duke rënë. Një shtim i parave në treg do të thotë që është kërkesë e qeverisë…

Guvernatori Sejko: Gjërat janë formalizuar me ligj shumë herë më ndryshe sesa në të kaluarën. Ndërhyrja e qeverisë është shumë herë më e kufizuar, kemi edhe një marrëveshje me FMN-në dhe nuk është e lehtë një ndërhyrje të tillë. Përtej marrëdhënies me qeverinë, ky është një element për të stimuluar ekonominë dhe rritjen ekonomike, sepse kriza shoqërohet nga situata deflacioniste. Rritja e parasë në treg do të rriste konsumin, kreditimin. E kemi parë që është përdorur nga Rezerva Federale, nga Banka Qendrore Europiane, por jo këtu në Shqipërisë, sepse këtu kemi ende hapësirë për uljen e normës së interesit. Ne ende mund të vazhdojmë me këtë dhe nëse do të shohim se rritja nuk do të shkojë sipas parashikimeve, ulja e normës nuk do të ndikojë siç duam, apo edhe reformat qeveritare nuk do të ecin, atëherë do të marrim masa alternative, por kjo nuk do të thotë që të shkojmë menjëherë në ekstrem. Në rast se do të ecim sipas parashikimeve tona, nuk do të jetë e nevojshme rritja e masës monetare në treg. Thjesht duam të zëvendësojmë kartmonedhat e vjetra me ato të reja.

Sokol Balla: Shohim që ka një përputhje të trendit të rritjes së ekonomisë mes asaj që thotë BSH, Qeveria, FMN, BB e BERZH, por vendosja e saj në rrugën e një zhvillimi të qëndrueshëm mbetet një sfidë e të gjitha qeverive dhe bankave. Nivelet e rritjes ekonomike është e pandjeshme, sidomos për punësimin. A përputhet modeli i zhvillimit dhe reformave strukturore që ju shikoni  në të ardhmen me atë të Qeverisë?

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare duhet të riorientohet në një ekonomi prodhuese. Ekonomia shqiptare duhet të jetë një ekonomi që të konkurrojë dhe eksportojë produktet e saj. Jemi në një mjedis të vështirë ekonomik rajonal dhe kjo nuk është e lehtë. Po të shikosh të gjitha deklaratat e bankave qendrore, shoqërohen me thirrje për reforma serioze strukturore. Kemi nisur të bëjmë ndryshimin e modelit ekonomik dhe nëse do të ndërmerren seriozisht do të kenë efekt. Disa reforma kanë dhimbje, kanë efektet e veta. Ka shumë elementë që ndërthuren, socialë, financiarë dhe të tjerë, por reformat duhen ndërmarrë. Pa reforma dhe pa një formalizim të ekonomisë nuk ka zhvillim. Këto reforma duhet të jenë të ndërmarra në mënyrë të studiuar që të japin efektet e veta.

Sokol Balla: P.sh reforma në drejtësi, ju nuk jeni shumë i kënaqur me draftin aktual?

Guvernatori Sejko: Do doja të thoja që ne si BSH e shohim në drejtim të impaktit që do të jepte tek marrëdhënie biznes-bankë, për trajtimin e problemeve mes bankave, bizneseve dhe individët. Reforma në drejtësi në kendvështrimin tonë shihet se ka efekte në këtë aspekt. Kam theksuar në Komsioonin e Ekonomisë që kreditë e këqija janë kthyer në një interes kombëtar për faktin e bllokimit të mosekzekutimeve që kanë sjellë mosrritjen e kreditimit, moskreditimi ka sjellë mungesën e rritjes ekonomike.

Sokol Balla: Sa shërbejnë reformat për të diversifikuar ekonominë?

Guvernatori Sejko: Reformat strukturore janë shumë më të gjera, janë të lidhur me elementë mjaft kritikë. Shëndetësia, arsimi dhe energjia janë jashtë fushës së BSH. Për informalitetin, qeveria e quan operacion ne duam që ajo të kthehet në reformë, të jetë sa më e studiuiar që të bëjë njerëzit që të paguajnë taksat.

Sokol Balla: Qeveria mburret që ktheu 740 mln dollarë borxhe biznesit, pse nuk dha efekt në investime, në rigjallërimin kjo?

Guvernatori Sejko: Praktikisht nëse nuk do të ishin shlyer, problemet do të ishin edhe më të mëdha. Shlyerja i dha një ndihmesë mjaft të madhe biznesit, prisnin në likujdimin e kredive, ndoshta kredia e keqe do të ishte më e lartë dhe shyerja i dha një dorë të mirë biznesit.

Sokol Balla: Këtu nuk bëhet fjalë për kredi që biznesi u kishte bankave të nivelit të dytë, po flasim edhe për borxhe të padukshme, biznesi me biznesin…

Guvernatori Sejko: Kjo do të kërkonte më shumë studim. Ka përmirësuar gjendjen e biznesit, por nuk ka përmirësuar sistemin financiar.

Sokol Balla: Qeveria sapo mori një kredi nga FMN me afat të gjatë, nga ana tjetër ka njoftuar se për herë të parë po ul borxhin, a nuk ju duken kontradiktore këto?

Guvernatori Sejko: Nuk janë kontradiktore. Qeveria ka një marrëveshje me FMN. Qeveria po shkon drejt konsolidimit fiskal dhe ne e mbështesim atë. Borxhi është në nivele alarmante dhe kjo shoqërohet me problematika, ul konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare në raport me të tjerat. Parashikojmë që në 2019 borxhi të ketë arritur nivelet e 60 përqindëshit. Fakti është që tendenca po shkon drejt konsolidimit fiskal dhe ka një punë serioze drejt uljes së borxhit. Mbështesim uljen e borxhit, por duhet treguar kujdes me investimet publike.

Sokol Balla: Të gjithë i sugjerojnë qeverisë që të ketë rritje ekonomike, duhet të ketë investime publike…

Guvernatori Sejko: Ne kërkojmë investime të huaja direkte dhe ne kërkojmë që investimet publike të realizohen brenda kuadrit të borxhit. Rritja e këtyre investimeve do të bëhej e mundur vetëm nëse do të kishim një mbledhje më të mirë të të ardhurave.

Sokol Balla: A ndryshon gjë për ju kur qeveria ndryshon interlekutorin direkt me ju, ministrin e Financave?

Guvernatori Sejko: Ne si bankë i kemi marrëdhëniet në raport institucionale dhe kjo marrëdhënie ka qenë korrekte. Kemi patur frymë bashkëpunimi shumë të mirë. Ne nuk shikojmë asnjë problematikë në ndryshimin e ministrave dhe jemi të njohur. Mund të kishte problem nëse do të vinte një ministër Financash jashtë fushës, me të cilin do të na duhej kohë që ta azhornonim.

Sokol Balla: Duhet të bëjë qeveria diçka për të rregulluar atmosferën e biznesit?

Guvernatori Sejko: Ne jemi institucion rregullator financiar. Ne bëjmë këshillimin për reformat strukturore financiare.

Sokol Balla: Çfarë note do t’i vinit Qeverisë për politikat fiskale dhe modelit ekonomik?

Guvernatori Sejko: Dëshirës për luftën kundër informalitetit do t’i vendosja një notë shumë të mirë sepse në një moment do të niste. Megjithatë, ky është një proces shumë kompleks dhe provimi vazhdon, ndaj nuk mund të japim një notë. Shqipëria është një vend me informalitet shumë të lartë, që pengon edhe tregun e kapitalit (bursën). Vlerësoj pozitive luftën kundër informaliteti dhe shpresoj që kjo të vazhdojë me ritmin e duhur.

Related Articles

Comente

  1. A keni provuar për të marrë kredi nga bankat pa sukses? Nevojë urgjente për të holla për të dal nga borxhi? Nevojë për të holla për zgjerimin apo krijimin e biznesit tuaj? Të marrë një kredi nga një nga kompanitë kryesore të Britanisë së Madhe të kredisë. Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni përmes emailit: larryfox2016@hotmail.com

  2. A jeni i detyruar financiarisht të kërkoni një kredi biznesi, kredi personale, kredi për investime, kredi hipotekare, kredi për veturë, kredi studentore, kredi për konsolidimin e borxhit, kredi të pasigurt dhe kapitalin e sipërmarrjes? Aplikoni për një kredi të shpejtë dhe të lehtë për të paguar faturat tuaja dhe për të gjetur fonde vetë Projektin e Biznesit me nivelin më të ulët të interesit prej 2% .Kontaktoni me ne sot përmes postës elektronike: joyloan347@gmail.com. whatsapp; +306982127743

  3. Përshëndetje, unë jam Helen Frinch, aktualisht jetoj në Mynih, Gjermani. Në këtë kohë unë jam një e ve me Katër fëmijë dhe kam ngecur në një situatë financiare në Dhjetor 2019 dhe më duhej të rifinancoj dhe të paguaj faturat. Unë u përpoqa të kërkoja hua nga disa ndërmarrje kredie, private dhe korporative, por kurrë me sukses, dhe shumica e bankave nuk pranuan kredinë time. Por siç e dëshiron Zoti, unë u njoha me një njeri të Zotit, një huadhënës privat të kredisë që më dha një kredi prej 100,000 EUR dhe sot unë zotëroj një biznes dhe fëmijët e mi janë mirë në këtë kohë, nëse duhet të kontaktoni me ndonjë kompani me referencë për të siguruar një kredi të pasigurt, pa kontroll kredie, pa nënshkrues me vetëm 2% normë interesi dhe plane dhe planifikim më të mirë pagese, kontaktoni z. Roberto Anderson (robertoandersonloan.inc@gmail.com). ai nuk e di se po e bëj këtë, por unë jam shumë i lumtur tani dhe vendosa që njerëzit të dinin më shumë për të dhe unë gjithashtu dua që Zoti ta bekojë atë më shumë. Mund ta kontaktoni përmes emailit të tij: ROBERTOANDERSONLOAN.INC@GMAIL.COM.

Leave a Reply to Helen Frinch Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button