Home / Teknologji / Apple: FBI nuk duhet të flasë për një rast të vetëm

Apple: FBI nuk duhet të flasë për një rast të vetëm

“FBI nuk duhet të flasë vetëm për një rast të vetëm”, për kërkesan e saj për të zhbllokuar iPhone e vrasësit të San Bernardinos. Kështu shprehet avokati i Apple, Ted Boutrous, në një intervistë për Cnbc, duke theksuar se kërkesa e autoriteteve është e çuditshme.

Rasti, vë në dukje Boutrous, mund të përfundojë në Gjykatën e lartë. Apple mund të prezanotjë një iPhone të ri dhe një iPad më 21 mars, një ditë para seancës për kërkesën e autoriteteve.

Ndërkaq, Apple ka shënuar edhe fitoren e parë në gjykatë me administratën. Një gjykatë federale në Nju Jork ka deklaruar se departamenti i drejtësisë nuk mund të detyrojë shoqërinë e Kupertinos të zhbllokojë një iPhone. Ky vendim është i kundërt me atë të një gjykatësi kalifornian, që urdhëroi Apple të krijojë një softvvare ad hoc për të hyrë në iPhone e njërit prej autorëve të tragjedisë së San Bernardinos, duke ndezur një debat në nivel global.

Leave a Reply

%d bloggers like this: