Home / Teknologji / Selfie transformohet në vizatim

Selfie transformohet në vizatim

Një selfie mund të transformohet në vizatim falë një roboti të vogël. Quhet Ioio.

Ai ka një formë trekëndore, dhe është krijuar nga Creative Labs i Google. Ioio është i aftë të realizojë një skicë me laps, duke nisur nga një foto e çdo personi. Selfie transformohet në vizatim falë lapsit që komandohet nga Android, dhe një algoritmi që transformon të dhënat duke ekzaminuar pamjet.

Ky eksperiment është parë për herë të fundit në Mobile World Congress të Barcelonës dhe një video tregon se si funksionon.

Pasi bën një selfie të gjitha të dhënat konvertohen në koordinata trekëndore, dhe vizatohen në letër falë një lapsi të veçantë. Në total i gjithë veprimi kërkon tre minuta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: