Home / Kosova / Policia e Kosovës arreston kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri

Policia e Kosovës arreston kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri

cPolicia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se “disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar në banesën e tij kryetarin e VV-së, Visar Ymeri”.

“Visar Ymeri është arrestuar edhe pse gëzon imunitet, si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai është dërguar me forcë në gjykatë, ku është i thirrur si dëshmitar”, thuhet në postimin e VV-së.

Më tej Vetëvendosja thekson se “arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit. Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”

Leave a Reply

%d bloggers like this: