Home / Politika / Statuti i PS-së, Blushi paraqet tetë parimet e tij

Statuti i PS-së, Blushi paraqet tetë parimet e tij

ccDeputeti socialist Ben Blushi do të paraqesë në Kongresin e 19 marsit të Partisë Socialiste tetë propozime për statutin e partisë. Primaret, që deputeti quan zgjedhjet në parti, dhe kufizimi i mandateve janë dy propozime të reja.
Blushi propozon që zgjedhjet brenda partisë të zhvillohen para zgjedhjeve parlamentare apo lokale, për të përcaktuar kandidatin e tyre për president, kryeministër apo kryetar bashkie.
“Në Partinë Socialiste përcaktimi i kandidatëve për kryetarë bashkish apo deputetë, sidomos gjatë viteve të fundit, kanë qenë monopol i Kryetarit të partisë apo një pakice të zgjedhurish, çka është një praktikë e vjetër, e mbyllur dhe joproduktive, të cilës i ka ardhur koha të ndryshojë”, thotë Blushi në propozimin e tij.
Tjetër çështje mjaft e ndjeshme dhe e debatuar është ajo e kufizimit të mandatit, të kryetarit të partisë, apo kryetarit partisë së bashkive nuk kanë mandat të kufizuar.  Blushi propozon që ky mandat të mos jetë më shumë se dy, duke rritur kështu mundësinë për konkurrencë dhe ndryshim brezash.
“Mendoj se mandati i Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Kryetarëve të Partise se Bashkive të mos jetë me shumë se dy, çka do rriste mundësinë për konkurrencë dhe ndryshim brezash brenda një grupi politik që rinovohet përmes votës”, vijon Blushi.
Deputeti socialist ka paraqitur propozime edhe për papajtueshmërinë e mandateve, i cili edhe pse ekziston në status nuk është zbatuar asjnëherë sipas Blushit. Propozimet e tjera kanë të bëjnë me shtetin social, financimet, sindikatat me etikën e partisë dhe listën e anëtarësisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: