Home / Arte / Ekspozita / 25 vite pas eksodit të shqiptarëve nga porti i Durrësit – Fotoekspozitë në bashkëpunim me ATSH

25 vite pas eksodit të shqiptarëve nga porti i Durrësit – Fotoekspozitë në bashkëpunim me ATSH

Një homazh për qindra e mijëra të rinj e të reja shqiptare që u larguan me anije nga vendi, duke i dhënë grushtin e fundit diktaturës.

Kështu u konsiderua sot paradite fotoekspozita “Porti i Durrësit – 25 vjet pas Eksodit”, e cila u hap në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit.

Kjo veprimtari u organizua nga Autoriteti Portual, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe synon të forcojë lidhjet e APD me komunitetin e Durrësit dhe institucionet vendore e qëndrore.

Në ceremoninë e përurimit, ku morën pjesë deputetë, drejtues të pushtetit vendor, si dhe qytetarë durrsakë, drejtori i APD, Gazmend Shalsi, nënvizoi rëndësinë e atyre ditëve të marsit dhe gushtit 1991, kur nëpërmjet portit më të madh të vendit, mijra shqiptarë u larguan në kërkim të një jete më të mirë.

Ai vlerësoi bashkëpunimin me institucionet realizuese të ekspozitës, edhe për projekte të tjera në të ardhmen.Fotoekspozita “Porti i Durrësit – 25 vjet pas eksodit” Foto Gezim Kabashi (1)

Drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica, tha se në arkivën e këtij institucioni gjenden materiale të shkruara, si dhe foto që nga viti 1945.

“25 fotot e paraqitura sot me logon e ATSH-së mbajnë firmën e fotografëve Gani Xhengo, Arben Çela dhe Mihal Progonati dhe bashkë me ngjarjet e eksodit të vitit 1991 sjellin edhe momente nga puna në port gjatë viteve 1970-1980”, u shpreh Podgorica.

Kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, kujtoi ditët e trishtuara të marsit dhe gushtit të vitit 1991, jo vetëm për qytetin e Durrësit.

Dako vlerësoi se në këto 25 vjet kanë ndodhur ndryshime pozitive si në portin e Durrësit, ashtu edhe në qytetin bregdetar.

Sipas Dakos, bashkëpunimi me Autoritetin portual dhe institucione të tjera të qytetit do të mbetet një prioritet për bashkinë e qytetit të Durrësit.

Më pas të pranishmit vizituan eksponatet me foto nga eksodi i vitit 1991, si dhe me foto nga ajri, të realizuara nga fotografi i njohur Alket Islami. Ata ndoqën edhe pamjet filmike të eksodit të vitit 1991. Fotoekspozita do të jetë e hapur deri më 7 mars.

Fotoekspozita si kujtesë qytetare

Ajo sjell në vëmendje një nga episodet më të rëndësishme në historinë e re të qytetit dhe të vendit tonë, eksodin me anije të Marsit 1991.

Ngjarjet e marsit 1991, njëlloj si ato të korrikut 1990 dhe gushtit 1991 u fokusuan në portin më të madh të vendit, nga ku u nisën dhjetra anije dhe motopeshkatore me qytetarë shqiptarë kryesisht drejt brigjeve italiane.

Java e parë e marsit 1991 ka hyrë në memorien e shqiptarëve me një fjalë të vetme, Eksodi. Ajo kujtohet si java e eksodit masiv të mijëra bashkëatdhetarëve, për të cilët askush nuk mbajti statistika. Jo vetëm në Durrës, nga ku u nisën dhjetra anije e motopeshkatore, të tejmbushura me qytetarë të të gjitha moshave, por edhe në anën tjetër të Adriatikut janë gjendur të papërgatitur dhe megjithëse kanë kaluar 25 vjet shifrat janë kontradiktore. Mediat italiane shkruajtën në atë kohë se në portet e Barit, Otrantos dhe Brindizit mbërritën mbi 25 mijë shqiptarë.Fotoekspozita “Porti i Durrësit – 25 vjet pas eksodit” Foto Gezim Kabashi (4)

Një gjë është e sigurtë: përkufizimi “eksod biblik” i shkonte mjaft afër të vërtetës, jo për mijëra e mijëra qytetarët që u larguan, por për nga motivet që i shtynë ata të lënë pas dheun e tyre, tokën, shtëpinë dhe të afërmit.

Njerëzit që iu ngjitën anijeve në marsin e vitit 1991 shfrytëzuan shumë pak ditë, ndoshta vetëm 100 orë për të ikur. Ishin orët që i dhanë grushtin e fundit diktaturës.

Në korrik të vitit 1990 qindra qytetarë që “vranë frikën” dhe kërkuan strehim në ambasadat e vendeve perëndimore ishin përcjellë me autobusë nga Tirana drejt portit të Durrësit. Më pas me tragete në Itali, Francë e Gjermani.

Durrësi që gjatë gjithë muajit shkurt 1991 përjetoi disa tentaFotoekspozita “Porti i Durrësit – 25 vjet pas eksodit” Foto Gezim Kabashi (2)tiva të njerëzve për t’i hapur dyert e portit, përpjekje që shpesh herë nënshtroheshin vetëm nga zinxhirët e tankeve të diktaturës në rrugë, nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 25 viteve më parë.

Pamjet apokaliptike të djemve dhe vajzave që ngjiteshin nga cimat dhe litarët në vaporët e tejmbushur. E po ashtu në gusht 1991, kur shpresat e mijëra shqiptarëve të tjerë që shkuan me anijen “Vlora”, u kyçën në stadiumin e Barit.

Ekspozita që po u përurua sot me nismën e APD është një shenjë respekti për veten dhe për historinë tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.