Home / Parlamentare / Raporti i DASH, Noka: Shqipëria, hapa prapa. Bandat të lidhura me qeverinë

Raporti i DASH, Noka: Shqipëria, hapa prapa. Bandat të lidhura me qeverinë

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka reaguar paraditen e së entjes lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit për narkotikët, duke vlerësuar se Shqipëria ka bërë hapa prapa.

“Shqipëria është gjelbëruar anekënd me hashash. Raporti i DASH thotë se jemi vend prodhues dhe e konsideron Shqipërinë edhe vend tranzit për drogërat e forta”, ka deklaruar Noka.

Sipas tij, bandat dhe trafikantët e drogës në vend janë të lidhur me ministrin e kryeministrin. “Shqipëria ishte hequr nga harta e vendeve tranzitore për drogën, ky është një kthim prapa”, ka thënë Noka.

Leave a Reply

%d bloggers like this: