Home / Keshilla / Si të eliminojmë celulitin nga gjunjët

Si të eliminojmë celulitin nga gjunjët

Shenjat ne lëkurë si ato te lëkurës se portokallit është me siguri nder me te urryerat për universin femëror, godet 8 ne 10 femra, dhe përbën një patologji te vërtet. Celuliti shfaqet ne shtresat e lëkurës, ai manifestohet sidomos ne disa pjese te trupit si ne muskujt gluteal, kofshe, ije dhe ndonjëherë edhe ne gjunjë. Por si ta eliminojmë celulitin nga këmbët? Po ju tregojmë disa sugjerime te nevojshme për ta luftuar.

Perse formohet celuliti?
Akumulimi i yndyrave qe verifikohet ne trup provokohet nga shume shkaqe, gjithsesi faktori kryesor është veprimi i estrogjenit. Behet fjale për substanca qe favorizojnë mbajtjen e lëngjeve dhe stimulojnë atë proces qe provokon, me kohen, një shtim te volumit dhe me pas prishjen e qelizave adipoze, duke shkaktuar fryrje tipike te këtij problemi. Natyrisht ekzistojnë stade te ndryshme te kësaj patologjie. Si mund te eliminohet celuliti ne gjunjë? Kur ndërhyrjet e duhura për te parandaluar celulitin nuk janë me efikase, është e nevojshme për te përdorur mënyra për te parandaluar lëkurën e portokallit.

Zgjidhja kundër celulitit
Para se te shpjegohet si te luftoni celulitin ne gjunjë, është mire te kujtoni se armiku numër një i bukurisë tone është jeta sedentare. Te bëni aktivitet fizik ndihmon dhe eliminon mbajtjen hidrike. Ushqimi i gabuar është një tjetër zakon i keq i cili duhet refuzuar nëse dëshironi te keni një lëkurë te lëmuar dhe tonike. Mënyrat për celulitin mbi gjunjë nisin fillimisht me një stil jete te shëndetshëm. Evitoni abuzimin me duhanin, konsumoni fruta dhe perime, konsumoni shume ujë gjate ditës për te ndihmuar eliminimin e lëngjeve. Për celulitin ne kofshe dhe ne gjunjë, përpiquni te evitoni te vishni veshje shume te ngushta. Dhe për te lehtësuar kalimin e lëngjeve ne gjunjë, mbani një qëndrim korrekt dhe jo këmbë përmbi këmbë për një kohe te gjate. Një ndihme tjetër për te eliminuar problemin është masazhimi me kremra anti celulit me baze kafeine. Shume te mire janë dhe produktet me baze argjile te bardhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.