Home / Teknologji / Arma që do shpëtojë Tokën nga asteroidët

Arma që do shpëtojë Tokën nga asteroidët

Shkencëtarët kanë ndërtuar armën e fundit fantastiko-shkencore që do të përballojë asteroidët.

Sistemi njihet si një DE-STAR (Directed Energy System for Targeting of Asteroids and ExploRation). Ajo do të përdorë rrezet lazër për të ndërvepruar me shkëmbinjtë hapësinor.

Si koncept në fakt ka qarkulluar për disa vite, por dokumente të reja flasin për një zgjidhje konkrete dhe praktike për të shmangur objektet që kërcënojnë Tokën, “Near Earth Objects”.

Ndërkaq, një tjetër sistem, më i vogël se ky po projektohet, dhe quhet DE- STARLITE. “Në përgjithësi, teknologjia sot na përgjigjet”, thotë Qicheng Zhang, nga universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara, një nga autorët e projektit.

“Sfida kryesore e ndërtimit të një DE-STAR të plotë është shkalla e nevojshme e përmasave të saj që të jetë efektive”, vijon Zhang.

Ai shpjegon se si lazeri mund të lëvizë apo të avullojë një asteroid që përbën një kërcënim për Tokën. Ai thotë se një sistem mbrojtës orbital planetar mund të nxehë asteroidin deri në avullimin e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: