Teknologji

“Do të paguaj me Google”

Shumë shpejt njerëzit do të paguajnë për gjërat që blejnë me fytyrën e tyre. Google është duke testuar portofolin tonë dixhital duke mos na kërkuar të nxjerrim telefonin Android nga xhepi.

Pagesa do të bëhet thjesht me njohjen e fytyrës për të bërë të vlefshëm një transaksion. “Imagjinoni që teksa jeni duke drejtuar makinën nuk do tu duhet të fusni dorën në xhep për të marrë portofolin për të paguar në një pikë ndalimi. Apo të merrni një hotdog, pa i dhënë punonjësit të kasës kartë krediti apo ndonjë monedhë”, thotë Pali Bhat, menaxheri i produkteve të Google.

“Kjo na nxiti të krijojmë një aplikacion pilot që quhet Hand Free (Duart e lira) dhe jemi në fazat e hershme të testimit”, vijon Bhat.

Një numër i vogël restorantesh ushqimesh në Silicon Valley janë përfshirë në testim, përfshi McDonald’s dhe Papa John’s. Restoranti përdor Bluetooth apo Wi-Fi për të njohur klientit kur përdor teknologjinë e pagesës me Hands Free. Kur një person duhet të paguajë, thjesht i thotë punonjësit të kasës: “Do të paguaj me Google”. Më pas punonjësi i kërkon të dhënat, duke përdorur foton që keni në profilin tuaj të Hands Free, që i shfaqet në terminal, për të konfirmuar që jeni pikërisht ju.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button