Kronika

Rëndohet shëndeti i 35-vjeçarit nga Dibra të prekur nga ethet hemorragjike

miuRëndohet më tej gjendja shëndetësore e 35 vjeçarit nga Dibra i cili prej 5 ditësh gjendet i shtruar në spitalin e Tiranës i prekur nga ethet hemorragjike.

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ përmes zyrës për shtyp ka bërë me dije ditën e sotme se shëndeti i 35 vjeçarit është përkeqësuar më tej gjatë 12 orëve të fundit për shkak të insuficencës renale progresive.

“Nga të dhënat epidemiologjike klinike dhe laboratorike, vërtetohet diagnoza e Ethes Hemorragjike me sindromë renale të shkaktuar nga Virusi Hantan, variant Dobrava (vërtetuar me teste konfirmuese) dhe një test positive për Leptospirë, çka mund të rëndojë edhe më tej gjendjen”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të QSUT-së.

Një ditë më parë familjarët e 35 vjeçarit kërkuan ndihmë për gjak të tipi AB për t’i ardhur në ndihmë të afërmit të tyre i cili sipas familjarëve ishte kafshuar nga miu i kuq, ashtu si i vëllai që kishte humbur jetën në të njëjtat rrethana pak kohë më parë.

“Klinikisht, i sëmuri paraqiste pakësim të urinimit, trombocitopeni të thellë, çrregullime elektrolitike, për të cilën filloi një mjekim kompleks me perfuzione, antibiotikë, kortizonikë, masë trombocitare, vitaminoterapi, elektrolite duke u konsultuar edhe me specialistë reanimatorë dhe nefrologë”, thuhet ne njoftimin e QSUT.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button