Home / Europa / Rekrutimi i xhihadistëve, shërbimet sekrete: Italia gjithnjë e më e ekspozuar

Rekrutimi i xhihadistëve, shërbimet sekrete: Italia gjithnjë e më e ekspozuar

“Italia është gjithnjë e më e ekspzuar ndaj kërcënimit xhihadist, megjithëse nuk ka elementë konkretë mbi plane terroriste”.

Në këtë përfundim kanë arritur shërbimet e fshehta italiane, të cilat paraqitën raportin vjetor në Parlament. Në raport përmendet rreziku i akteve të reja terroriste të bujshme si ai i Parisit edhe në vende të tjera europiane.

Në raport ngrihet problemi i propagandës dhe i rekrutimit të të rinjve, rekrutime që kryhen në kohë rrufe dhe shpesh pa dijeninë e familjeve.

“Mbi 900 luftëtarë janë nisur nga Kosova, Bosnja Herzegovina, Maqedonia dhe Shqipëria, gjë që konfirmon se këto zona janë bërë qëndrore në dinamikat e ekstremizmit islamik”, lexohet në raport.

Vihet në dukje se një element i ri është ai i pranisë së familjeve të tëra në rrjetin e xhihadistëve, përfshirë edhe gra të reja e vajza që kanë detyra nga më të ndryshmet, jo vetëm ato shtëpiake.

Theksohet se është shtuar vigjilenca mbi hyrjen e mundshme të Itali të personave që kanë qenë në skenarë lufte dhe që kanë mundësi të lëvizin lirisht në hapësirën e Schengenit.

Aq më shumë në situatën aktuale, kur ata mund të fshihen mes refugjatëve të shumtë që mbërrijnë në Itali, udhëtimet e të cilëve organizohen nga grupe trafikantësh të përberë kryesisht nga egjiptianë, rumunë, afrikano veriorë dhe fraksione të organizatave kriminale nga Brindisi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: