Te ndryshme

6 profesionet që i bëjnë keq zemrës

Puna zë pjesën më të madhe të ditës së një njeriu dhe shpesh duhet të rregullojmë orare dhe zakone ushqimore në bazë të saj. Por jo gjithmonë dietat e imponuara janë më të shëndetshmet, pasi mund të japin dhe shqetësime fizike.

Një studim i shkencëtarëve të American Heart Association thotë se disa profesione imponojnë zakone më pak të shëndetshme në krahasim me të tjera, me pasoja në mirqënien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit kanë ekzaminuar 5566 persona mbi 45 vjeç, që nuk kishin precedent të sëmundjeve kardiake dhe iktus. “Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”, thotë për CNN Leslie McDonald, bashkëautore e studimit.

Punët që shkaktojnë mungesë të gjumit dhe stres mund të çoj në kequshqyerje, pije dhe duhan më shumë. Në këtë rast është mirë të ndihmoni veten me gjeste të vogla, si për shembull, të gatuani drekën që në darkë,në vend të që të ndaleni në ndonjë fast food. Të përdorësh pushimin për një shëtitje.
Zgjidhjet nuk janë shumë të komplikuara dhe do ishte mirë të zbatoheshin nga personat që bëjnë këto gjashtë profesione:

Shoferët e kamionëve
Personat e angazhuar në transportin e materialeve pijnë duhan më shuëm se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkrive.

Industria e shërbimit
Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamarierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të kenë ushqim jo të rregullt.

Policët dhe zjarrfikësit
Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë.

Menaxher financash
Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjekin jnë dietë të keqe dhe herë pas here të frekuentojnë palestrën.

Agjent shitës
Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.

Administrator
Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohet aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund tju ndihmojë me qarkullimin e gjakut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button