Teknologji

HTC 10 do të publikohet në prill

Në ditën e fundit të Kongresit Botëror të Telefonëve, HTC ka publikuar versionin telefonit të tij të fundit, që do të dalë në prill.

Evan Blass na jep një pamje të telefonit të ri, HTC 10. Pamjet tregojnë versionin e ri me ngjyrë të bardhë, i parë nga çdo këndvështrim, por ky version është thjesht kompjuterik dhe jo versioni aktual.

Sipas Blass, ky do të jetë telefoni i ardhshëm që do të prodhohet, dhe që do të njihet thjesht HTC 10. Ai thotë se kompania ka zgjedhur këtë emër, pasi dëshiron të largohet nga skema e zakonshme e viteve të fundit. Nëse ju kujtohen, ato quhen HTC One M9, M8 dhe M7. HTC 10 do të publikohet në mes të prillit, dhe do të jetë shumë shpejt në treg, në mes të majit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button