Home / Rajoni / Maqedonia / Ivanov: Evropa ka më shumë mure sesa gjatë Luftës së Ftohtë

Ivanov: Evropa ka më shumë mure sesa gjatë Luftës së Ftohtë

“Evropa tani ka më shumë mure sesa gjatë Luftës së Ftohtë”, ka thënë Ivanov në një konferencë të OSBE-së, raporton rel.

“Problemi është se Bashkimi Evropian ka larguar kufijtë e brendshëm pa i siguruar të jashtmit dhe tani çdo shtet anëtar duhet t’i marrë kompetencat që BE-ja ka dështuar t’i ushtrojë”, ka shtuar Ivanov.

Disa vende të BE-së dhe disa të Ballkanit kanë vendosur kufizime në kufi, në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve në territoret e tyre. Ivanov ka kërkuar korridor ajror për të bartur migrantët nga Greqia në destinacionin përfundimtar.Mbi 1.1 milion migrantë, shumica nga Siria, kanë hyrë në Evropë vitin e kalaur. Parashihet që shifrat këtë vit të jenë edhe më të larta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: