Home / Arte / Teater / Rikthehet në TK pas 27 vitesh “Zbutja e kryeneçes”

Rikthehet në TK pas 27 vitesh “Zbutja e kryeneçes”

“Zbutja e kryeneçes”, komedia e shkruar nga W.Shekspir, do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar larg variantit klasik, vënë në skenën shqiptare në vitet ’90. Tashmë, pas 27 vitesh, vepra do të vijë për publikun sipas konceptit regjisorial të Elma Doresit.

“Do të shohim një lojë në groteskt që do të na çojë në epokën e Shekspirit. Do të shohim një skenografi e cila është brenda një koncepti regjisorial, është multifunksionale. Do të shohim një rol aktorësh dhe një mjeshtëri aktoriale”, thotë regjisorja Elma Doresi.

Janë 15 personazhe dhe 15 karaktere të ndryshme të cilat ngjisin në skenë: Gladiola Harizaj, Vangjel Toçe, Neritan Licaj, Mehdi Malkaj e shumë të tjerë.

Ndërsa detyra më e vështirë duket se i takon personazhit kryesor: “Të zbusë kryeneçen’. Veç kësaj, Helidon Fino është prezent thuajse në të 12 skenat e komedisë, lodhje të cilën thotë se e superon falë eksperiencës.

“Duke patur parasysh dhe personazhin që është në masën më të madhe të veprës, me dinamikën e vet dhe aktivitetin që ka brenda veprës, specifikisht ka dhe një ngarkesë dhe konsumim fizik, jo të vogël do ta quaja”, thotë aktori Helidon Fino.

“Zbutja e kryeneçes’ do të shfaqet premierë mbrëmjen e 5 marsit, për të vazhduar në fundjavat në vijimin në Teatrin Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.