Home / Moda / Femrat mund të gjykohen nga këpucët që kanë veshur

Femrat mund të gjykohen nga këpucët që kanë veshur

femrat-mund-t-euml-gjykohen-nga-k-euml-puc-euml-t-q-euml-kan-euml-veshur_hdShumica e meshkujve as nuk tentojnë të kuptojnë marrëdhënien e thellë të femrave me këpucët e tyre. Por nëse kërkoni të njihni personalitetin e tyre, këpucët janë çfarë ju duhet të shikoni.

Një studim nga Universiteti i Kensasit zbuloi se njerëzit janë në gjendje të kuptojnë personalitetin e një personi të huaj, duke përfshirë edhe stabilitetin emocional, vetëm duke shikuar këpucët që ata i përdorin më shumë. P.sh njerëzit që bien dakord më lehtë tentojnë të veshin këpucë që janë më praktike dhe funksionale, ndërsa njerëzit “agresivë” kanë prirje për përdorimin e çizmeve.

Tre gjërat që mund të kuptosh për një femër nga këpucët e saj janë:

Niveli i vetëbesimit – nga stili i këpucëve të saj mund të kuptosh nëse ajo ka vetëbesim që arrin nivelin e kryelartësisë ose nëse ajo është një person me këmbë në tokë (realiste). Studimet tregojnë se femrat që veshin sandale kanë më shumë vetëbesim në vete sesa femrat me taka të mbyllura. Në anën tjetër, femrat me taka të ulëta, jo këpucë të rrafshëta shfaqin pasiguri, sipas psikiatres Carole Lieberman. Femrat që veshin këto lloje të këpucëve dëshirojnë të duken më të gjata por të mos ndihen parehatshëm. Sa më të gjëra dhe të ulëta janë takat, aq më e pasigurt është një femër.

Tipi i personalitetit –  femrat me këpucë me ngjyra të ndezura tentojnë të jenë më zbavitëse, ndërmarrin më shumë rreziqe dhe janë më të hapura, sipas psikiatres Lieberman, shkruan Lajmi. Por nëse një femër mbath më shumë këpucë të rrafshëta ose çizme të rrafshëta, ajo është një femër e qetë. Këpucët e sheshta (balerina) tregojnë që ajo është një femër që preferon komfortin mbi stilin.

Markat e këpucëve – nëse një femër vesh këpucë me markë, atëherë ajo është një femër që investon në vete dhe e vlerëson stilin dhe komfortin personal, nëse ajo mbath këpucë të shtrenjta për punë, këpucë konservative, atëherë ajo është një femër që e vlerëson shumë punën e saj. Femrat me çizme të shtrenjta tentojnë të mburren me luksin që kanë. Një femër që shpenzon gjysmën e qirasë për një palë këpucë ka gjasa të ketë një karakter më kërkues.

Leave a Reply

%d bloggers like this: