Home / Parlamentare / Nis punën komisioni për Reformën Zgjedhore

Nis punën komisioni për Reformën Zgjedhore

Filloi sot punën edhe komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore. Në takimin e parë, palët deklaruan vullnetin për reformimin e ligjit për të garantuar zgjedhje të drejta dhe të kontestueshme, bazuar në konsensusin e përbashkët. Socialistët ishin të mendimit se kjo reformë duhet të përmbyllet brenda pranverës.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mblodhi paraditen e së hënës komisionin për Reformën Zgjedhore, nga ku theksoi se shpreson që zgjedhjet e ardhshme të jenë të standarteve të larta, “ashtu siç duhet të jenë në një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Bashkim Fino i Partisë Socialiste deklaroi: “Do të marrim në konsideratë raportin e OSBE/ODIHR-it. Kemi kohë dhe le të shpresojmë që të mbarojmë punë para pushimeve, por konsensusi mund të arrihet edhe në fund të vitit për Kodin Zgjedhor”.

Ndërsa Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, pasi theksoi se ky është “një moment i rëndësishëm në punën e Parlamentit”, shtoi se nuk ka shumë kohë për të trajtuar të gjitha problematikat.

“Duhet konsensus dhe vullnet politik. Suksesi i procesit të dekriminalizimit lidhet me suksesin e Reformës Zgjedhore. Shqipëria ka bërë hapa prapa në lirinë e zgjedhjeve. Blerja e votës dhe presionet ndaj zgjedhësve janë fenomene shumë të rënda. Duhet vullnet për t’i luftuar këto fenomene” tha Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.